Panorama Sport (Albania)

Partizani, një portier e shtang në shtesë

Hoxha pret penalltinë e Çyrbes, Progni shënon gol si “ish”

- ILIR CARA

Teuta dhe Partizani vinin në përballjen e javës së 23-të pas fitoreve në mesjavë dhe shpresonin të vijonin me këtë ecuri. Por, sfida e djeshme ka pasur një fund dramatik, pasi në minutën e gjashtë shtesë, 2 minuta mbi shtesën e akorduar nga gjyqtari i katërt, portieri i Teutës, Shpëtim Moçka, bën mrekullinë duke i ngrirë Partizanit buzëqeshje­n në buzë. Teuta shpërdoroi një penallti me kapitenin Çyrbja në minutën e 18-të dhe më pas të kuqtë arrijnë t'i ndëshkojnë vendësit me një "ish", Gerhard Progni, që shënon në minutën e 25- të. Ndonëse ishte një ndeshje e një niveli nën mesatar, Partizani mendoi se do të dilte me tri pikë nga "Niko Dovana". Por, durrsakët besojnë deri në vërshëllim­ën e fundit, ku nderohen nga një gol i rrallë i portierit vlonjat, i cili, duke mos pasur çfarë të humbasë, braktis portën dhe i vjen në ndihmë sulmit duke shënuar një gol model. Duke parë rrjedhën e që mori ndeshja, pika konsideroh­et "e artë" për Teutën, ndërsa të kuqtë për mungesë përqendrim­i lanë dy pikë në Durrës. Përveç terrenit jo shumë të përshtatsh­ëm, në nivelin e lojës ndikoi edhe ngarkesa, pasi futbollist­ët e Superiores e kanë të vështirë të përballojn­ë dy ndeshje brenda një jave. Të dyja ekipet janë në pritje të ndeshjeve të sotme, që kanë lidhje me rivalët e tyre direketë.

PJESA E PARË

Të dy trajnerët u besuan lojtarëve që i kishin nderuar në mesjavë, por ndeshja mes Teutës dhe Partizanit nisi me një ritëm të qetë dhe me iniciativa sporadike, kryesisht nga vendësit. Partizani kërkon që të diktojë disi në fillim për të shënuar i pari, por në minutën e 16-të tregohen të pavëmendsh­ëm kur durrsakët kalojnë në kundërsulm me Çyrbjen, i cili në fund fiton një penalti nga ndërhyrja e mbrojtësit Belica. Por, portieri Alban Hoxha bën mrekullinë, duke e ndaluar gjuajtjen e kapitenit të Teutës nga pika e bardhë dhe në fund i pasaktë u tregua edhe Hila, që me portën bosh e nxjerr topin jashtë. Pas këtij momenti, Partizani rrit presionin dhe në minutën e 25- të gjen golin me Gerhard Prognin. Tri minuta më pas, të kuqtë

shpërdoroj­në një mundësi për të dyfishuar. Teuta mundohet të rrezikojë vetëm me gjuajtje nga distanca, por pa mundur që të shënojnë. Me fitoren 1-0 të Partizanit mbyllet pjesa e parë.

PJESA E DYTË

Teuta e nis pjesën e dytë

me një zëvendësim, ku Lajthija i lë vendin Dediçit. Fillimi i pjesës së dytë është më i mirë për vendësit, por sërish rrezikshmë­ria vjen me gjuajtje nga distanca, jo me manovra sulmuese në zonë. Në minutën e 60-të, Starova bën zëvendësim­in e parë, ku

Asani i lë vendin Kulumit, ku duket qartë që të kuqtë kërkonin të administro­nin golin e Prognit. Në minutën e 63-të, Partizani pretendon një penallti për prekje të topit me dorë nga Bilali. Me kalimin e minutave, trajneri Begeja e freskon ekipin edhe me elbasanasi­n

Bilali dhe Krujën, që hyjnë në fushë në vend të Alasanit dhe Hilës. Pjesa e dytë tregoi lodhjen e të dyja ekipeve, pasi shikohen shkëputje mes reparteve. Në momentin që gjyqtari i katërt akordoi 4 minuta shtesë, Partizani mendoi të bëjë

edhe dy zëvendësim­e, më shumë për të vonuar lojën, por që nuk dolën rezultatev­e. Në minutën e 96-të, portieri Moçka i befason të gjithë, pasi me kokë e dërgon në rrjetë krosimin e marrë nga Çyrbja. Nuk ka më lojë dhe gjithçka mbyllet barazim 1-1.

 ??  ?? Durrsakët duke festuar golin e Moçkës në minutën e 96-të
Durrsakët duke festuar golin e Moçkës në minutën e 96-të

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania