Panorama Sport (Albania)

Moçka: Goli më kushton shtrenjtë

Dy herë stafi nuk e pengoi në minutat shtesë, te rasti i barazimit doli pa leje

- DRILON XHEPOLLARI

Shpëtim Moçka ishte heroi i Teutës në bara zimin e arritur në sekondat e fundit kundër Partizanit në "Niko Dovana". Portieri vlonjat shënoi një gol "alla Brinjoli" (portieri i Beneventos në Itali), duke çuar peshë tifozët durrsakë të pranishëm në stadium. Kjo ishte një pikë vijimësie për durrsakët, që treguan se sukseset e arritura deri më tani nuk ishin rastësi. Shpëtim Moçka duket se ka rilindur me afrimin e Begejës në drejtim. Në përfundim të takimit, në intervistë­n e dhënë për "Panorama Sport", 28-vjeçari zbuloi se kishte parandier se nuk do të dilnin me pikë me Partizanin, teksa theksoi se ky është goli më i bukur që ka shënuar gjatë karrierës së tij si profesioni­st. Golin ia dedikoi presidenti­t Edmond Hasanbelli­ut, por do t'i kushtojë shtrenjtë, pasi për një muaj duhet të qerasë shokët me pica dhe "Red Bull".

Shpëtim, një barazim i rëndësishë­m, por që kishte shijen e fitores për mënyrën se si erdhi. Të lumtur, edhe pse në fillim donit fitoren?

E vërtetë, por për mënyrën se si erdhi ndeshja, jemi të kënaqur edhe me një pikë, pavarësish­t se para fillimit të saj pretendoni­m tri pikë. Mendoj se kemi dominuar në çdo aspekt kundërshta­rin, siç e keni parë dhe ju, kemi humbur një 11- metërsh, kemi humbur disa raste për të shënuar gol. Mendoj se kundërshta­ri nuk na ka rrezikuar në asnjë moment, përveç rastit kur pësuam golin nga një gabim i yni.

Në momentin që mendohej se ndeshja mbaroi dhe tifozët u larguan, u dëgjua dhe thirrja entuziaste "gooool". Si e përjetuat?

Ishte një emocion i papërshkru­eshëm,

do ta mbaj mend gjatë atë gol. I dedikohet ekipit të Teutës, presidenti­t dhe të gjithë tifozëve të Durrësit. Shpresoj shumë që të qëndroj në Superiore.

Pasi shënuat, u drejtuat nga tribuna dhe bëtë me shenjë drejt presidenti­t, kishit diçka për t'i thënë?

Po, goli ishte dedikim për presidenti­n nga ana ime dhe dua ta falënderoj.

Keni shënuar më parë gola të tjerë?

Kam shënuar dy gola me 11metërsh, por ky ishte goli i parë që kam shënuar me kokë dhe më i bukur në karrierën time.

Jam shumë i lumtur për golin dhe pikën. Ekipi po rritet dhe po e tregojmë në çdo ndeshje.

A mund të bëjmë një krahasim me golin e portierit të Beneventos?

Mund të them që pak a shumë është i njëjtë me golin e Alberto Brinjoli të Beneventos, që e shënoi kundër Milanit. (qesh)

Çfarë ju tha Kapllani pas ndeshjes?

Më përqafoi dhe më tha: "bravo ju qoftë". Ju përgjigja duke i thënë që ky ishte rezultat i stërvitjes së përditshme dhe u konkretizu­a me gol. Ndonëse te goli dola pa leje. Në dy momentet para këtij rasti, kur kishin goditje nga këndi, kërkova leje të dalë para, por stafi nuk më lejoi. Te rasti i tretë nuk pyeta dhe doli me sukses.

çfarë ndodhi kur pësuat golin, kush gaboi në atë rast?

Nuk mund të themi që gaboi një individ, pasi ne kur e pësojmë, e pësojmë të gjithë si skuadër. E rëndësishm­e është që ne e rimorëm veten duke krijuar raste. Mund të them që kjo është shumë e rëndësishm­e në një ekip futbolli, pasi kur merr një goditje, duhet të ngrihesh përsëri.

Pasi humbët penalltinë, duket sikur ekipi humbi edhe besimin për disa momente sepse Partizani filloi të impononte lojën...

E vërtetë, e njëjta gjë me fazën e parë, kur humbëm një 11-metërsh dhe kundërshta­ri shënoi si sot (dje). Pati një moment të vështirë ekipi ynë dhe pastaj e mori veten.

Si e shikoni garën për mbijetesë tani që ndodheni në vend të tetë?

Mendoj se nga mënyra se si erdhi ndeshja, duhet të jemi të kënaqur me këtë pikë, por Teuta nuk duhet ta diskutojë qëndrimin në Superiore, pasi i ka të gjitha kualitetet. Nuk diskutohet që Teuta do të jetë pjesë e Superiores edhe vitin e ardhshëm.

Ndërkohë, mund të na zbuloni ndonjë batutë nga dhoma e ndeshjes?

Të gjithë me uruan dhe tani djemtë presin një muaj rresht nga unë "Red Bull" dhe pica. Do të më kushtojë shtrenjtë goli (qesh).

Do e mbani premtimin se djemtë thonë që jeni dorështrën­guar?

Nuk diskutohet që do jem dorëlëshua­r për çunat. Një muaj rresht do e kenë gjithçka falas (qesh).

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania