Panorama Sport (Albania)

Starova: Tri pikët do të ishin flori, goli i Moçkës ishte për “Guinness”

Trajneri: Afrimet? Vendi te Partizani nuk fitohet aq lehtë

-

Në përfundim të ndeshjes me Teutën, në intervistë­n e dhënë për "Supersport", trajneri Sulejman Starova pohoi se trepikëshi do të ishte flori në Durrës. Ndërsa Golin e barazimit të shënuar nga portieri Moçka, e konsideron si një rast për rekordet "Guinness".

Starova, në minutat shtesë humbët mundësinë për fitoren...

Tri pikët do ishin flori. Do e kishim më të vështirë nëse Teuta do shënonte me penallti, edhe pse kjo ishte një ndeshje e mirë për ne. Më pas, ndodhi ajo që ndodh vetëm për "Guinness" me golin e portierit. Teuta luajti shpejt dhe nga kjo lojë e shpejtë, edhe u nxitua. Loja i shkoi për shtat edhe terrenit. Ne nuk e shfrytëzua­m momentin të kalonim në 0-2.

Skuadra nuk kishte freskinë e duhur. Nëse do i bënit ndërrimet më shpejt, a mund të shënonit golin e dytë?

Kjo nuk mund të vërtetohet kaq kollaj. Duke qenë një ndeshje e veçantë, për ne që i kemi rënë topit vetë, në plan të parë është fitimi i dueleve dhe lufta sportive. Kundërshta­ri nuk ka çfarë humb dhe ushtron presion. Duhet të analizojmë pse nuk shënuam dot golin e dytë. Ne i bëmë përpjekjet tona, por nuk e kemi edhe të gjithë kontingjen­tin në sulm. Lojtarët e ardhur në janar duhet të bëjnë ndryshimin.

Abdurrahim­i e Lukas u morën si të rëndësishë­m, por nuk nisin titullarë. Mala, një zbulim. Një opinion për 2 qendërmbro­jtësit?

Na mungon Telushi. Mbrojtësit e qendrës kanë zënë vendin mirë. Mala ka konkurrenc­ë, por po e meriton vendin. Po bëjmë përpjekjet tona të sjellim në formë Lukasin dhe Abdurrahim­in. Kur ka konkurrenc­ë në skuadër, vendi nuk fitohet aq kollaj.

A u dha ndonjë direktivë që të mbulonit Moçkën në goditjen e këndit?

Ne mbulojmë në zonë 1 për 1, në çdo situatë. Por, ka edhe raste ekstreme që në zonë vjen edhe portieri në zonë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania