Panorama Sport (Albania)

Soue "barazon" Ekubanin: Unë s'kam garë me askënd

-

Beteja virtuale mes sulmuesit Ali Soue dhe ish-sulmuesit të Partizanit, Kaleb Ekuban vazhdon... Nëse kishit dyshime se cili është më i miri që ka ardhur në Shqipëri në vitet e fundit, ato do të shuhen. Sepse ka një fakt shumë interesant që i barazon ata të dy në javën e 23-të të Kategorisë Superiore. Në tabelën e golashënue­sve, Ali Soue figuron me 10 gola, po aq sa Ekuban në sezonin e kaluar. Sulmuesi i korçarëve përmirësoi ndjeshëm ecurinë e tij në dy ndeshjet e fundit duke shënuar 4 gola (2 ndaj Kukësit dhe 2 ndaj Laçit), pasi përpara kësaj jave ishte në kuotën e 6 golave. Edhe Ekuban në të njëjtën javë kishte 10 gola, por në javën e 23-të të luajtur vjet, ai nuk shënoi në ndeshjen ndaj Kukësit, e cila përfundoi në barazim 0-0. Kjo do të thotë se kishte arritur të shënonte 10 gola përpara 23 javëve të luajtura. Vitin e kaluar golashënue­si ishte Pejiç në këtë javë me 13 gola, ndërsa Bakaj që do të largohet nga Kukësi ka 12 gola.

Soue s'ka garë- Sulmuesi i korçarëve tani është një nga kandidatët për të fituar "Këpucën e Artë" në Shqipëri si golashënue­si i kampionati­t duke qenë se Bakaj do të largohet, por ai thotë se nuk ka garë me askënd dhe do të vazhdojë të luajë dhe të punojë për të ndihmuar skuadrën. "Jam i kënaqur për golat dhe për rezultatin që kemi marrë në këtë takim. Falënderoj tifozët që më mbështetën mjaft dhe jam i lumtur. Ne luajmë për veten tonë, për ekipin dhe për tifozët dhe kur këta të fundit janë të kënaqur, do të thotë se jemi mirë. Numrat flasin, por unë mundohem që të bëj gjithmonë më të mirën dhe shpresoj të vijoj shumë gjatë me këtë rezultat. E rëndësishm­e për mua është të luaj dhe të bëj gola. Por, nuk jam në garë me askënd. Kërkoj që të vijoj kështu dhe të shënoj ndeshje pas ndeshjeje. Të jemi të qetë dhe normalisht të jem më i miri më bën të ndihem krenar. Jam mirë këtu me të gjithë dhe shpresoj që të bëj akoma edhe më shumë. Më e mira do të vijë në vijim", ka thënë lojtari për "Panorama Sport".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania