Panorama Sport (Albania)

“Degradim, ndarje edhe te pagesat”

-

Blendi Shkëmbi befasoi jo pak me deklaratat e tij në fund të ndeshjes së fituar nga Liria e tij këtë fundjavë. Për të sqaruar më mirë situatën te klubi prizrenas dhe deklaratat e tij të fundit, trajneri i Lirisë, Blendi Shkëmbi, ishte i ftuar në një lidhje direkt me emisionin "Zona Gol", në "SuperSport". "Do ta krahasoja me Lacion për ecurinë, por jemi ende larg bardhekalt­ërve", tha ai. Ndryshimi- "Ndryshimi i parë lidhet me stadiumet dhe fushat e stërvitjes. Kampionati shqiptar, përfshi trajnerët dhe futbollist­ët, është disa vite para kampionati­t kosovar, pasi në Shqipëri ka më shumë profesiona­lizëm. Gjithsesi, mund të them se në Kosovë shoh një dëshirë më të madhe për t'u përmirësua­r dhe shumë shpejt do të rritet shumë rivaliteti edhe këtu".

Kritikat- "Nuk duhet t'i japim rëndësi asaj deklarate, pasi në Kosovë janë 12 skuadra në Superligë dhe 9 janë trajnerë kosovarë e 3 shqiptarë. Nga ata 9, vetëm njëri ka shprehur këto kundërshti, ndaj nuk ia vlen t'i japim rëndësi. Si unë, ashtu edhe Josa e Magani, kemi ndierë mbështetje­n dhe ngrohtësin­ë e kolegëve kosovarë".

Situata- "Është Mirsat Çollaku, që më bëri ftesë për t'u bërë pjesë e Lirisë dhe më konfirmoi se objektivi është që të ndërtohet një skuadër e fortë dhe profesioni­ste. Kam afruar disa lojtarë shqiptarë, por ka edhe lojtarë maqedonas apo kosovarë, të cilët i kam afruar unë. Para një muaji, Çollaku ka dhënë dorëheqjen dhe tani është i komanduar një president tjetër". Pa pasaportë- "Me kryesinë e re kam dëgjuar shumë fjalë të tipit 'trajneri ka sjellë shqiptarët e tij'. A thua se ata po marrin miliona euro te Liria. Emrat shqiptarë të futbollist­ëve janë një luks për atë kampionat, pasi kanë shumë eksperienc­ë dhe nivel për të përfaqësua­r skuadrën dhe unë dua t'i falënderoj që erdhën të më ndihmonin mua. Kohët e fundit pati edhe situata të rëndomta, pasi paguheshin vetëm një pjesë e lojtarëve dhe porositesh­in që të mos tregonin se ndoshta jo të gjithë do të paguheshin". Pozicioni- "Në një klub, në qoftë se kryesia, presidenti dhe trajneri nuk shkojnë, gjithçka ka mbaruar. Unë i vura në dijeni lojtarët për situatën dhe u thashë se do të rri edhe për ndeshjen, që të mos i lë në baltë dhe do të largohem pas ndeshjes. Më e bukura dhe ajo që më bën të ndihem krenar është se të gjithë futbollist­ët, pa përjashtim, më dërguan mesazhe dhe më erdhën në shtëpi, duke më kërkuar që të mos largohem dhe të mos i lë në rrugë". Eksperienc­a- "Pavarësish­t ndodhive të javëve të fundit, kjo eksperienc­ë më ka ndihmuar shumë dhe më ka bërë shumë mirë, pasi kuptova se dua të bëj trajnerin në të ardhmen. Pozicioni im është i qartë dhe po rri vetëm për futbollist­ët, pasi nuk më intereson fare nëse do paguhem apo jo. Të hënën do të jem në Prizren, për të drejtuar stërvitjen".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania