Panorama Sport (Albania)

Kukësi fiton duke u dridhur

Kryesori skuq Lushnjën, verdhejesh­ilët e mbyllin me dhjetë dhe kontestime për penallti

- ALBAN ALUSHI

Emocione, polemika dhe rivalitet në sta diumin "Roza Haxhiu". Një fitore e vështirë e Kukësit në shtëpinë e verdhejesh­ilëve, që ia del të triumfojë 2-1. Mjeshtrit e transferta­ve shkojnë në katër fitore radhazi jashtë "Zeqir Ymerit". Lushnja reagon pas humbjes së turpshme në Tiranë, me Partizanin. Skuadra verdhejesh­ile është tërbuar për një penallti të mos dhënë nga Myrtja, pas një prekjeje të pastër të topit me dorë nga Hoxha. Vendësit e kanë kërkuar një pikë deri në fund, por kanë shënuar humbjen e pestë radhazi dhe janë skuqur dy herë.

Pjesa e parë - Skuadra e Pakult mund të merrte avantazhin që në fillim, por Bejte iu përgjigj Shkodrës. Bakaj tashmë i është dorëzuar ofertës dhe sytë janë te Shkodra e Guri. Ritmi i lojës është nën mesatare. Ndeshja duket e ekuilibrua­r, por një goditje spektakola­re e Musollit, e zgjon ndeshjen nga gjumi. Topi përplaset në traversë dhe "mërzia" largohet. Fundi i pjesës së parë është i lumtur për kuksianët, që arrijnë të kalojnë në avantazh me Idrizin. Lushnjarëv­e u zgjohen "fantazmat" e fazës së parë dhe e pësojnë sërish në të njëjtën mënyrë. Dy minuta më vonë, Guri dyfishon shifrat me një diagonale. Ngjan si humbja e 11 tetorit. Dy gola në 3 minuta, por shtesa nderon Lushnjën dhe skuadra e Çukos rikthehet në lojë. Pepa shërben për Cankën, që ka nisur të shënojë. Edhe këtë herë gol, 1-2 para pushimit.

Pjesa e dytë - Pakult është po ai i pjesës së parë, ndërsa Çuko ka vendosur të ndryshojë. Në fushë hidhet Gava, që do të luajë në qendër me Alushin, e Papa shkon në të majtë. Kukësi është pranë golit të tretë, në fillim me Shkodrën dhe pastaj me Kale. Bejte është i saktë, duke ndërhyrë pranë braziliani­t dhe Lushnja mbetet në lojë. Më tej, ndeshja duket sikur kalon në anën e Lushnjës, që rrezikon seriozisht barazimin me Sefën. Lushnjarët pretendojn­ë edhe një penallti kur topi i adresuar

për te Pepa. As Zderiç që merr vendin e Etemit dhe as Imami që merr vendin e Shkodrës, nuk arrijnë të ndryshojnë diçka. Kukësit i mungon goli i tretë dhe në fund ndeshja përfshihet nga ankthi e tensioni. Magani i kthehet Kalesë dhe përfundon bashkë me kartonin e kuq në dhomën e mjekut, i dëmtuar në fytyrë. Kale nxjerr me të kuqe edhe Çelën pas ndeshjes. Gjyqtarët janë shumë të kontestuar edhe nga publiku, nga ku dalin me një shishe plastike, që fluturon nga tribuna qendrore. Kukësi fiton 2-1, ndërsa Lushnja ndihet e vjedhur.

 ??  ?? Lojtarët e Kukësit duke festuar
Lojtarët e Kukësit duke festuar

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania