Panorama Sport (Albania)

Tifozët e ndjekin nga rrethimi, Kukësi "feston" fitoren me pica

-

Ndeshja e djeshme mes Lushnjës dhe Kukësit ka nxjerrë edhe një herë në pah se sportdashë­sit lushnjarë kanë qenë më të shumtë jashtë rrethimit sesa në shkallët e impiantit. "Panorama Sport" sjell momentet pikante:

* Interesim jashtëzako­nisht i ulët në "Roza Haxhiu" për ndeshjen Lushnja-Kukësi. Një orë para fillimit të takimit, nuk ishte shitur asnjë biletë. Klubi lushnjar arriti të shesë 51 bileta 200 lekëshe (të rinj) dhe 19 bileta në tribunë qendrore me vlerë 500 lekë (të rinj). Të ardhurat janë të papërfills­hme, afro 200 mijë lekë (të vjetër). * Pjesa e jashtme e stadiumit mbetet një strehë për rreth 100 tifozë, që në pamundësi ekonomike për të prerë biletë, e shohin nga jashtë. * Vijojnë të mungojnë në mënyrë sistematik­e në ndeshjet e Lushnjës si kryebashki­aku-president Fatos Tushe, ashtu edhe nënkryetar­i i bashkisë Gentian Nushi, njëherësh kryetar i bordit të "KF Lushnja 1930 sh.a.". Një delegacion i gjatë i miqve kryesohej nga presidenti Safet Gjici.

* Pista e stadiumit "Roza Haxhiu" vijon të jetë e ngarkuar nga uji. Autoambula­nca ka shkuar pas portës veriore, ndërsa automjeti zjarrfikës ka qëndruar në brendësi, në anësoren e majtë të tribunës.

* Tifozët e Lushnjës kanë munguar masivisht. Asnjë grupim dhe pak shikues. Në shenjë proteste, ata kanë vendosur një banderolë ku shkruhej "privatizon­i klubin". Klubi lushnjar vijon të jetë prej pesë vitesh në varësi të plotë të bashkisë, që zotëron 100% të aksioneve. * Pak tifozë nga Kukësi preferuan tribunën qendrore. Sektori i tifozëve për miqtë ishte tërësisht bosh.

* Branica dhe Korreshi, dy nga disa lojtarët e dëmtuar që ka Lushnja, e ndoqën ndeshjen në tribunë qendrore. Disa futbollist­ë lushnjarë, që luajnë për Egnatian, Shkumbinin dhe Naftëtarin, ndodheshin në tribunë.

* Pas ndeshjes, klubi kuksian qerasi me pica të gjithë skuadrën. * Në hyrje të tunelit për në dhomat e zhveshjes, një tifoz e godet më kryesorin, Myrtja, me bidon uji.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania