Panorama Sport (Albania)

Gjici: Bakaj s'po luante më, ja pse e shitëm

"Më Pakult jam i kënaqur, s'futem më në dhomat e zhveshjes"

- ALBAN ALUSHI

Presidenti i Kukësit, Safet Gjici, ka rrëfyer dje në mbrëmjë pse vendosi të shiste golashënuë­sin më të mirë të skuadrës, Elis Bakaj. I ftuar në emisionin "Fair Play" në televizion­in "News 24", drejtuar nga Enkeleida Zeko, kreu i klubit kampion në fuqi foli edhe për trajnerin Peter Pakult, kundërshta­rët, si dhe fitoren në Lushnjë.

Për Bakajn - "Kishim një ofertë për lojtarin që në muajin janar, por nuk desha ta largoja në atë periudhë, sepse nuk ramë dakord për anën financiare. Ai është një lojtar shumë i mirë, por bën disa gjeste të papranuesh­me. Në fakt, Bakaj në pesë ndeshjet e fundit nuk ka bërë asgjë për ekipin, sepse e kishte mendjen të largohej. Bashkë me trajnerin biseduam dhe menduam që më mirë të largohej tani. Pra, më mirë kështu se të mos luante me dëshirë", - ka thënë fillimisht Gjici për transferim­in e sulmuesit te Shakhtor Silogorsk në Bjellorusi, nga ku klubi i Kukësit do të përfitojë 120 mijë euro.

Për ndeshjen - "Lushnja kundër Kukësit, çuditërish­t u mobilizua shumë. Ndryshe nga ndeshja e kaluar kundër Partizanit, ku u mposht thellë, sot (dje) kundër nesh, Lushnja luajti shumë fort. Këto janë ndeshje delikate. Pjesa e parë foli për ne, ndërsa në pjesën e dytë, Kukësi bëri disa gabime që mund të na kushtonin fitoren".

Për Pakult - "Ka bërë një punë shumë të mirë. Ai është një trajner profesioni­st, ka drejtuar klube të mëdha. Punoi shumë mirë gjatë fazës përgatitor­e në janar, por edhe ai do kohën e vetë të përshtatët me realitetin e futbollit shqiptar. Nexhipi e ka ndihmuar, por unë jam i kënaqur me punën që po bën. Skuadra po luan mirë, por tashmë trajnerit i del për detyrë të rregullojë mbrojtjen. Në ndryshim nga

trajnerët e tjerë që më kërkonin të vija në dhomat e zhveshjes dhe të karikoja skuadrën, Pakult nuk e bën një gjë të tillë. Pakult po aplikon lojë shumë të mirë. Por, pësojmë gola shumë lëhtë", - theksoi presidenti.

Për Skënderbeu­n - "Me eksperienc­ën

që ka, nuk e ka ndjerë presionin për çështjen e dënimit të mundshëm që përflitët. Edhe me mungesa, Skënderbeu po bën ndeshje shumë të mira. Unë nuk dua të dënohet asnjë ekip. Ne nuk gëzojmë që të dënohet një skuadër shqiptare, ashtu siç u gëzuan disa ekipe

kur ne ishim në Austri dhe menduan se do të dënoheshim. Kukësi është në vend të dytë dhe pretendon për të kapur vendin e parë me pikë. Peng na ka mbetur ndeshja kundër Skënderbeu­t, në atë barazim 2-2, pasi korçarët kanë shkuar vetëm dy herë në portë".

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania