Panorama Sport (Albania)

Pakult thumbon Milinkoviç­in: Kukësin e ngjita dy vende

-

Trajneri i Kukësit, Peter Pakult, ka kritikuar edhe një herë të tijtë në deklaratën e dhënë për "Gol pas Goli" në përfundim të fitores 1-2 ndaj Lushnjës. "Kaluam në minutat e fundit të pjesës së parë në 2 gola avantazh dhe nuk na lejohej të pësonim. Kishim raste të shënonim edhe të tretin dhe në ndeshje si kjo nuk duhet të dridhesh deri në fund për të marrë 3 pikët. Duhet ta mbyllnim më herët", është shprehur fillimisht trajneri i verilindor­ëve.

Largimi i Bakajt - "Ata që duan të largohen, nuk kemi pse t'i ndalim. Nuk duhet të merremi me Bakajn, pasi ai do të largohet tani, kjo dihet. Duhet të merremi me gjërat që na takojnë. Ai ka shënuar shumë gola për ne, e pranojmë që është lojtar i rëndësishë­m, por duhet të vazhdojmë pa të", komentoi austriaku.

Ekipi dhe përmirësim­et - Verilindor­ët kanë vuajtur jo pak dje ndaj Lushnjës, mirëpo trajneri është shprehur se pak ekipe dominojnë kundërshta­rin gjatë gjithë 90 minutave. "Pak ekipe, edhe në Europë, mund të dominojnë për 90 minuta. Do të mundohemi të përmirësoj­më nga java në javë. Sot (dje) thjesht duhet ta mbyllnim më herët", ka vijuar numri një i kampionëve në fuqi.

Renditja - Pakult ka komentuar edhe diferencat që ka pësuar skuadra e Kukësit nga trajneri paraardhës me të në drejtim gjatë kësaj periudhe. "Në këto 2 muaj që jam unë këtu, kam dëgjuar shumë gjëra për trajnerin që ka qenë më përpara. Tani kemi filluar të luajmë futboll më të mirë, filozofia ime është të ndërtojmë një ekip që luan futboll më mirë. Kur kam ardhur, kemi qenë në vendin e 4-t, tani jemi në vendin e 2-të. Ka akoma shumë ndeshje. Shpresojmë që deri në fund të bëjmë ndeshje të mira", ka deklaruar Peter Pakult.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania