Panorama Sport (Albania)

Mbijetesa, Gjoka: Vllaznisë i duhet një... “baba”

"Kampionati ka aleanca, por ne duhet të bëjmë detyrën"

- ADMIR URUÇI

Trajneri i Vllaznisë, Ernest Gjoka, ka analizuar situatën e skuadrës para ndeshjes me Flamurtari­n dhe ka përmendur sërish edhe rastin e agresionit. Ai ka vënë theksin se Vllaznia në këto momente ndihet si një fëmijë, që nuk e ka babën e tij. Pra, kjo mund të jetë një nga arsyet që skuadra shkodrane do të vuajë deri në fund për të siguruar mbijetesën.

Keni një përballje shu ë të ështirë përballë la urtarit!!!

Sigurisht që është një përballje shumë e vështirë sepse ata janë një nga tri skuadrat më të mira të Superiores, së bashku me Skënderbeu­n dhe Kukësin. + shtë një ndeshje ku ne duhet të ecim përpara dhe do të kërkojmë pikët maksimale. Gjithsesi, ne po përgatitem­i mirë. Po përgatitem­i jo vetëm në aspektin tekniko-taktik, por edhe atë psikologji­k, pasi jemi në një ngërç shumë të madh në një periudhë që duhet të marrim me doemos rezultate pozitive.

Po flitet për alean $ a në ka pionatin sh&iptar! Sa do të ndikojnë ato te Vllaznia*

Problemi i aleancave është një problem i hershëm në kampionati­n shqiptar, por ne duhet të shikojmë gjëra konkretish­t. Unë nuk besoj se këto gjëra mund të shmangen 100 për qind, por nuk duhet të merremi vetëm me këtë pjesë. Ne luajmë në një kampionat shumë të fortë dhe duhet të jemi të fokusuar aty. Gjithsesi, nëse do të jenë të vërteta fjalët që përfliten, atëherë do të na dëmtojnë. Ne, për hir të së vërtetës, jemi një skuadër që kemi vetëm nënën dhe nuk kemi babën, siç e kanë edhe të tjerët. Prandaj, në kushte të tilla, ne duhet të jemi të fortë psikologji­kisht. Duhet t'i gjendemi të gjithë pranë skuadrës, me qëllim që ajo të mos ndihet vetëm. Unë mendoj se po të jemi të bashkuar të gjithë dhe po të ndihmojmë njëri- tjetrin, Vllaznia i ka potenciale­t për t'ia dalë.

Për sa i përket agresionit tuaj, janë gjetur dy fajtorët e po ashtu, kanë dalë & ë të dy në gjykatë ! A und të the i se është byllur këtu kjo /ështje*

Nuk dua që t'i kthehem më asaj ngjarjeje të shëmtuar. Për atë djalin ndjej

keqardhje sepse ai është një viktimë e këtij rasti. Unë them se zoti e faltë dhe të shikojë përpara sepse realisht më dhimbset për atë që bëri. E kam thënë edhe më parë, që nuk kam gjë me të. Tani e ka gjykata në dorë dhe shpresoj që ky të jetë rasti i fundit.

0o të shkoni në gjykatë gjatë gjyki it të tij*

S'e kam menduar këtë pjesë. Personalis­ht, nuk kam ndonjë merak që të merrem me gjykatat, policitë apo të tjera si këto. Por, gjithsesi do të shikoj.

Nëse do t2ju kërkohet një

ballafa & i sërish *

Nuk ka lidhje më me një ballafaqim. Unë do të eci përpara, pasi kjo nuk ka më lidhje. Problemi më i madh tani për mua është Vllaznia. Nuk duhet të shikojmë mbrapa.

Theksuat se Vllaznisë i duhet një "zot shpie" ! Sa ndikon kjo te Vllaznia *

Superiorja është një kampionat shumë i fortë. Në mënyrë figurative, do të thosha se "baba" është i zoti i shtëpisë, i cili ul dhe menaxhon shumë gjëra. Kurse pjesa tjetër e familjes, është ajo që jep dashurinë,

jep pjesën e saj. Prandaj, familjes gjithsesi i duhet që të ketë një zot shtëpie dhe të mos e mbajmë mendjen se nuk e kemi një të tillë dhe gjithkush mund të bëjë gjithçka me ne. Kampionati ka treguar shumë herë se nuk është vetëm fusha, pasi ka probleme të tjera, të cilat janë çështje mentalitet­i, çështje force, çështje mbështetje­je dhe shumë të tjera. Prandaj, Vllaznisë i duhet patjetër sa më shpejt një "zot shpie".

Pas asaj & ë ju ngjau ju e, shu ë trajnerë të tjerë janë ankuar, duke

thënë se kanë pro uar situata të ngjash e ! Ju, për e / s e t e Vllaznia, keni përjetuar në ndonjë ekip tjetër situatë të tillë *

+shtë viti i 10-të i imi në Superiore, por është rasti i parë që më ka ndodhur. Në asnjë vend tjetër nuk më ka ndodhur kjo. Kam qenë dy vjet në Vlorë, qytet që, në fakt, është paksa i ashpër në kërkesat që ka për skuadrën e tij. Këtu në Shkodër gjërat rëndohen më shumë dhe ju si shkodranë mund t'i dini më mirë arsyet. Në asnjë vend tjetër, si në Tiranë apo

në Kukës, nuk kam hasur gjëra të tillë.

Nëse do të ketë një "babë" në sezonin tjetër dhe po patët rezultate poziti e, do të azhdoni të jeni te Vllaznia *

+shtë herët për këtë. Unë kam një kontratë deri në maj. Si natyrë nuk jam i nxituar dhe këtë e tregova edhe me atë që më ndodhi pak ditë më parë, pasi situata ishte e tillë që të merrja çantën dhe të ikja në shtëpi... Nuk flas për të ardhmen sepse tani është momenti që të bëjmë mirë detyrën, për këtë punë që kemi marrë përsipër.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania