Panorama Sport (Albania)

Flamurtar gjysmak, Duro: Nuk zhgënjejmë në Shkodër

"Besoj te lojtarët që do aktivizoj, pres pikë me llazninë"

- ERMAL SIKA

Flamurtari shkon i gjym tuar në Shkodër, por trajneri Shpëtim Duro beson se skuadra e tij do të rikthehet te fitorja. Ai vlerëson Vllazninë si një ekip me shumë kualitete. Në konferencë­n për shtyp para nisjes në Shkodër, kreu i pankinës kuqezi foli për kundërshta­rin, mungesat dhe objektivat e klubit. "Si të gjitha ndeshjet e tjera, edhe kjo me Vllazninë është shumë e vështirë. Tani, shkalla e vështirësi­së për shumë faktorë, është e madhe. >emi në pozita si në ndeshjen me Teutën para dy javësh. +shtë e njëjta situatë. Teuta donte maksimumin, ne arritëm të barazonim, por edhe mund të fitonim, kështu që në këtë ndeshje ne do të mundohemi që të marrim maksimumin, ndaj një kundërshta­ri që është në pozicion të vështirë. Por, pavarësish­t klasifikim­it, Vllaznia është një skuadër që ka një organikë të pasur, ka lojtarë cilësorë dhe me përvojë, që kanë qenë protagonis­të në kampionati­n shqiptar. Ne do të bëjmë punën tonë dhe kemi objektivat tona. E rëndësishm­e është që të fitojë ajo skuadër, e cila do ta meritojë në fushën e lojës", është shprehur fillimisht trajneri Duro. MUNGESAT

Duro është shumë i shqetësuar sa u përket mungesave, pasi shumë lojtarë titullarë nuk do të jenë të gatshëm për shkak të kartonëve dhe dëmtimeve. Edhe mbrojtësi Bicaj është në dyshim dhe gjasat janë që të mos aktivizohe­t. "Nuk më vjen mirë që qysh në ndeshjen me Luftë-

tarin, kishim 5-6 mungesa. Sigurisht që edhe këtë ndeshje kemi disa mungesa të rëndësishm­e. Faza e tretë ka filluar me mjaft probleme për ne, probleme dëmtimesh, kartonësh. Megjithatë, këtë situatë duhet ta pranojmë. Për ndeshjen me Vllazninë, janë 6-W mungesa dhe do të ketë

ndryshime në formacion. Kemi edhe lojtarë të tjerë dhe organikën e pasur për ta përballuar këtë ndeshje. E rëndësishm­e është që objektivat i kemi para, për Kupën e Europës dhe për Kupën e Shqipërisë. Duhet që këta lojtarë të afrohen sa më shpejt, pasi janë shumë të Flamurtari u dha dje dorën e fundit përgatitje­ve për ndeshjen ndaj Vllaznisë. Trajneri Duro është fokusuar më shumë tek ana taktike, pasi dihet që skuadra do të pësojë disa ndryshime në formacion. Pas stërvitjes, menjëherë ekipi u nis drejt Shkodrës. Flamurtari pritet që të mbështetet edhe nga grupimi "Flota Kuqezi" në sfidën e sotme. Flamurtari­t i duhet fitorja për të barazuar Kukësin e vendit të dytë.

nevojshëm për skuadrën, por duhet të pastrohemi edhe nga kartonët, pasi kemi pasur shumë ngarkesë. Skuadra duhet të jetë gati për finishin e kampionati­n. E thashë që jemi brenda objektivav­e dhe në luftë, si në kampionat, ashtu edhe në kupë", theksoi trajneri i Flamurtari­t.

PORTA

Problemet për trajnerin Shpëtim Duro nisin që nga porta. Ai konfirmon se Nurkoviç nuk do të jetë për të paktën tri javë, ndërsa ka besim te portierët e rinj, Xirko dhe Sali. "+shtë e konfirmuar që për tri javë nuk do të jetë portieri Nurkoviç, i cili ka qenë stabël gjatë gjithë kampionati­t. Megjithatë, unë kam besim te dy portierët e rinj. Kjo është arsyeja që unë i kam mbajtur në skuadër. Ata janë portierë me cilësi, si Xirko, ashtu edhe Sali. >anë të dy 20vjeçarë dhe unë kam shumë besim tek ata", përfundoi kreu i pankinës vlonjate.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania