Panorama Sport (Albania)

Muçi: Ze Maria me jep zemër, Ronaldo idhulli im

“Futbollin e nisa në Sauk, lagje që prodhon vetëm bardheblu”

- ADELA MERKO

rnest Muçi është shënuesi më i vogël i Tiranës. Vetëm 16 vjeç dhe ka fituar besimin e Ze Marias. Pas 113 minutash të marra me ekipin e parë, ai është pa dyshim në delir. Sulmuesi më i ri i bardhebluv­e i ka idetë e qarta për të ardhmen. Nuk ndien kurrsesi keqardhje që të parin gol si profesioni­st e gjeti në inferiore, madje paralajmër­on se për sezonin tjetër ka rezervuar shumë të tjerë në elitë. Idhulli i tij është portugezi Ronaldo, ashtu si çdo djalosh i moshës së tij, por te Majkëll Ngoo sheh lojtarin që duhet marrë shembull, madje e cilëson si suportuesi­n e tij më të madh. Nesti, siç e quan edhe vetë Ze Maria apo shokët e skuadrës, gjatë intervistë­s së dhënë për mediat zbulon edhe një "sekret" që lidhet me lagjen ku jeton.

E treta ndeshje që merrni minuta dhe shënoni. Si ndihet një djalosh kaq i vogël në moshë kur merr hapësira nga Tirana e madhe?

Shumë mirë. Besimi që ka pasur trajneri tek unë më jep zemër për të ecur përpara dhe për të punuar fort. Nuk ka problem nëse janë pak minuta, rëndësi ka që po marr minuta, pra, që më jepet një shans. Në moshën time pakkush e arrin një gjë të tillë.

A është kjo një ëndërr e realizuar?

Absolutish­t. Çdokush e ëndërron që të veshë këtë fanellë.

Jeni ndoshta lojtari më i vogël në Kategorinë e Parë?

Ndoshta po, por duhet kontrollua­r. Jam vetëm 16 vjeç dhe në datë 19 mars bëj zyrtarisht 17.

E kishit menduar që kaq shpjet do i bashkohesh­it Tiranës?

Të tregohem i sinqertë, e kisha menduar. Me punë arrihet gjithçka.

Jeni shënuesi më i ri i bardhebluv­e...

Ndoshta ka qenë Grenti vjet. Nuk mendoj se jam i pari.

Do kishit pasur dëshirë që golin e parë si profesioni­t ta realizonit në Superiore dhe jo në të Parën?

Pak rëndësi ka kjo. I kam ruajtur shumë gola të tjerë për sezonin e ardhshëm, kur do të rikthehemi në Kategorinë Superiore.

Çfarë kërkoni nga vetja, keni ndonjë objektiv?

Futbolli është pasioni im më i madh. Që fëmijë vetëm për topin kam menduar. Kam që 6 vjeç që luaj, ndaj të ardhmen

time e shoh të lidhur ngushtë me këtë sport, me shpresën e madhe që të bëhem dikush. Ku e keni nisur?

Në lagjen time, në Sauk.

E dini që nga Sauku është edhe Ervin Bulku, ishkapiten i Tiranës dhe lojtar i përfaqësue­ses kuqezi?

Dhe jo vetëm. Nuk kemi vetëm me Bulkun në Sauk. Lagjja jonë ka prodhuar lojtarë me bollëk për Tiranën, mjafton të përmend Kërçikun apo edhe Grecën.

Kush është idhulli Ernestit?

Kristiano Ronaldo. Ai

i

është shembull për t'u marrë, pasi falë punës mund të shkosh larg.

Po në Shqipëri, a keni ndonjë lojtar që dëshironi t'i ngjani?

Majkëll. Që kur jam afruar tek ekipi i parë, Ngoo më ka ndihmuar dhe më ka qëndruar afër. Është suportuesi im më i madh.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania