Panorama Sport (Albania)

7 pikë të lëna ndaj rivalëve, Ngoo zëvendësoh­et më shpesh

-

Tani nis kampionati i vërtetë për Tiranën. Bardheblut­ë i mbyllën dy fazat e para gati-gati në perfeksion, me 14 fitore, 3 barazime dhe 1 humbje. Plot 44 pikë të grumbullua­ra, por që me rregullin e përgjysmim­it të pikëve, nga 45 pikë janë të detyruar që të nisin fazën e tretë me 23 pikë. Vetëm +2 nga Bylisi është një diferencë që ua bën malore kryeqyteta­sve misionin "Superiore". Sigurisht që tashmë nuk ka më vend për t'u kthyer pas, megjithatë vend për të bërë më mirë edhe kishte. Tashmë do ta luajnë sezonin vetëm me Pogradecin, Tomorin, Apoloninë dhe Bylisin. Janë këta 4 kundërshta­rët që duhen kaluar për të "blinduar" njëherë e mirë kreun dhe hedhur një hap drejt ngjitjes. Në 8 ndeshjet që kanë zhvilluar në këto dy faza me "finalistet", në kompleks është i mirë. Kanë fituar 5 ndeshje, barazuar 2 dhe humbur vetëm 1. Plot 17 pikë të grumbullua­ra nga 24 të mundshmet me këto 4 skuadra, që pozicionoh­en në pesëshen e parë të grupit B dhe kanë një golavarazh prej 17 golash të shënuar dhe vetëm 3 të pësuar. Janë 7 pikë të lëna rrugës, që ndoshta do ishin një "bonus" i madh sot. PIKANTE PAS 18 JAVËSH - Ilion Lika është lojtari më i vjetër i Tiranës. Gardiani, edhe pse 37 vjeç, në fushë po përjeton rininë e dytë, duke qenë një siguri më shumë për portën e Tiranës. Më i vogli, Ernest Muçi. Ai është ende 16 vjeç dhe vetëm pas dy javësh bën 17. - Erando Karabeci është titullar i padiskutue­shëm i Tiranës. Këtë e thonë shifrat, pasi është i vetmi që ka luajtur në 18 javë. Edhe pse jo të gjitha me minutazh të plotë, ai numëron plot 1452 minuta në fushë. Sakaq, i vetmi që ende po pret ditën që të luajë është portieri Princ Çali. - Grent Halili është lojtari që e nis më së shumti nga stoli ndeshjen. Plot 5 herë është aktivizuar si zëvendësue­s. Ndërsa futbollist­i që lë më shpesh fushën e lojës, edhe pse e nis si titullar, është Majëkll Ngoo. Janë 10 takime nga 18 në total që i është bindur vendimit të stafit teknik për t'u ndërruar.

- Rei Qilimi është lojtari që grumbulloh­et më shpesh nga ata që nuk marrin minuta. Mesfushori deri në këtë fazë të kampionati­t ka qëndruar 11 herë në pankinë.

- Junus Sentamu është shënuesi më i mirë i Tiranës. Zyrtarisht e ka gjetur 11 herë rrejtën, duke qenë kandidat potencial edhe për garën e golashënue­sve të kësaj kategorie. Pas tij vijnë Ngoo dhe Karabeci me 9 dhe 6 rrjeta.

- Shpërndarj­a e golave te Tirana nis nga mbrojtja dhe mbyllet me sulmin. Deri më tani janë plot 16 lojtarë që e kanë dërguar topin në rrjetë.

- Tirana është ndëshkuar në total me 24 të verdhë. Në "toplistë" janë Turtulli me Ngoonë, me nga 4 secili (ndaj edhe munguan me Shënkollin), ndërsa pas tyre janë Kërçiku me Sentamunë, me nga tre. Dy të kuq ka marrë Tirana deri më tani. I pari i takon Çelhakës pas dy të verdhëve, ndërsa i dyti Mavejes, i cili u ndëshkua direkt ndaj Tomorit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania