Panorama Sport (Albania)

Nga e paragjykua­r në surprizë, Kashami: Kemi shumë për të treguar

-

Java e fundit e fazës së dytë ka dhuruar luftë të fortë sportive, por edhe rezultate të ashtuquajt­ura "surprizë". I tillë ka qenë dhe barazimi i fierakëve në fushën e vështirë të Bylisit. Një Apoloni gjer dje e paragjykua­r, por që i dëshmoi forcë e karakter Tiranës dhe luajti pa ndonjë interes për rezultatin në Ballsh. Një ekip, për të cilin shumica do vinte "bast" që do të dilte humbës, por që dha leksionin definitiv të lojës së ndershme, duke i platitur dhe zërat që pas ndeshjes me Tiranën u shprehën: "Apolonia po i shërben Bylisit".

U krijua përshtypja e një Apolonie "të kapitullua­r" pa kushte, që mund të humbiste dhe me goleadë, aq më tepër që Hysenshaha­j shpërdoron nga pika e penalltisë. Por, bardhejesh­ilët sfiduan gjithçka. Mihana po u kthen përgjigje me gola në fushë të gjithë atyre që e përgojuan për "tripletën" ndaj Turbinës, ndërsa kapiteni Dimo vulosi gjithçka. Kjo Apoloni është "dyshimi i bukur" i këtij kampionati apo dhe e përmbysur në invers, "bukuria e dyshimtë". Një skuadër që, nëse nuk do të vuante problemet financiare, mund të ishte dhe më befasuese. Deri tani, kjo Apoloni është një "bast" i fituar i Ndriçim Kashamit, një ekip model në këtë skemë jo fort të përshtatsh­me të Kategorisë së Parë. KASHAMI - Ndihet i kënaqur për performanc­ën e skuadrës ndaj Bylisit, sidomos për vijimësinë. E përjeton me qetësi këtë ecuri të ekipit, duke u shprehur se kanë ende shumë për të bërë e për të treguar se deri ku mund të shkojë skuadra e tij. "Kemi marrë një barazim të merituar, madje kemi qenë më pranë fitores se Bylisi, jo thjesht pse humbëm një penallti. Jam i kënaqur nga loja e skuadrës, nga karakteri që po tregon ndaj ekipeve të tilla, si Tirana e Bylis. E theksoj, Apolonia ka punuar, ndaj e meriton të jetë në këto nivele dhe do të vazhdojë me po të njëjtën frymë edhe në dy fazat e mbetura. Ky kampionat e ka rritur dhe e ka pjekur skuadrën dhe mendoj se kjo Apoloni ka ende për të dëshmuar", thotë trajneri i Apolonisë. Përgjysmim­i i pikëve e pozicionon Apoloninë 5 pikë larg Bylisit të vendit të dytë, kundërshta­r i radhës për fierakët, këtë herë në "Loni Papuçiu". Një fitore e Apolonisë do e zvogëlonte diferencën në vetëm dy pikë mes tyre dhe "oreksi vjen duke ngrënë", edhe për fierakët. Bujar Rama

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania