Panorama Sport (Albania)

Tronditet Seria A, ndërron jetë Davide Astori

Shkaqe natyrore, la pas bashkëshor­ten dhe vajzën 2 vjeçe

- Përgatiti: LEDIO NASE

jë tragjedi e tmerrshme ka pushtuar Fiorentinë­n. Kapiteni Davide Astori, 31 vjeç, 14 paraqitje me përfaqësue­sen italiane, është gjetur pa jetë në dhomën e hotelit "La' di Moret" në Udine, ku gjendej me skuadrën me rastin e transfertë­s në "Dacia Arena".

VDEKJE NË GJUMË - Mbrojtësi ka ndërruar jetë në gjumë, ndoshta për një arrest kardiak. Ditën e djeshme nuk u paraqit në mëngjesin e skuadrës dhe në orën 09:30, masazhator­i është ngjitur në dhomën e tij. Stafi mjekësor as nuk ka tentuar ta rianimojë. Trupi i tij është transportu­ar më pas në morgun e Udines "Santa Maria", në pritje të një testi paraprak të trupit, në bazë të të cilit do merret më pas një vendim mbi autopsinë, që në çdo rast do kryhet ditën e sotme.

RIKTHIMI I SKUADRËS - Skuadra ka qëndruar në hotel dhe në orën 14:00 është nisur drejt aeroportit "Ronchi dei Legionari", për t'u rikthyer në Firence. Personi i fundit që e pa të shtunën ka qenë Sportielo, rreth orës 23:30. Si prindërit, po ashtu edhe partnerja e tij, sapo u njoftuan nga drejtuesit, janë nisur drejt Udines.

HIPOTEZA - Astori, të mërkurën, u ishte nënshtruar vizitave të kontrollit, një rutinë për çdo ekip të Serisë A, ku nuk ishte shfaqur asnjë çrregullsi. "Mendohet se lojtari ka ndërruar jetë si pasojë e një arresti kardiak për shkaqe natyrore. Është e çuditshme që t'i ndodhë diçka e tillë një profesioni­sti kaq të monitoruar, pa shenja paraprake", tha kryeprokur­ori i Udines, De Nikolo.

FAMILJA - Astori lë pas Françeska Fioretin, bashkëshor­ten e tij, dhe një vajzë, Viktoria, 2 vjeçe. Është rritur në akademinë e Milanit, gjatë karrierës e tij ka veshur fanellat e Kaljarit (2008-'14) dhe Romës (2014-'15).

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania