Panorama Sport (Albania)

Kur vdekja të këput karrierën, ja rastet më të famshme

-

Të rinj, të fortë dhe në dukje tepër rezistentë e ndoshta për këtë arsye vdekjet e tyre të tronditin. Mënyra dhe shuarja e Davide Astorit hap një plagë të vjetër, e cila risjell në mendje kampionët që u larguan shumë herët nga kjo botë.

8 MAJ 1947 - Atilio Ferraris vdes në fushë si pasojë e një infarkti në moshën 43-vjeçare. Me futbollin profesioni­st, kishte tre vite që e kishte mbyllur, por një ndeshje mes legjendave të Serisë A nga një spektakël të privilegju­arish kthehet në skenë tragjedie.

16 MARS 1969 - Xhuliano Takola, 25 vjeç dhe bomber i Romës, me të cilën në dy sezone kishte shënuar 44 gola, vdes në dhomat e zhveshjes në stadiumin e Kaljarit. Që nga ai moment thuhet se futbolli italian nuk ishte më i njëjti në nivel shëndetësi­e.

30 TETOR 1977 - Renato Kuri vdes në minutën e 34-t të një sfide mes vendasve të Peruxhias dhe Juventusit. Në mendjen e shumë tifozëve është ende si sprint i djaloshit që befas këputet në tokë, sikur dikush ta kishte goditur.

26 QERSHOR 2003 - Mark Vivjë Foe, në minutën e 72-të të ndeshjes Kamerun-Kolumbi, pëson një kolaps që i merr jetën në moshën 28vjeçare. Vdekja e tij shkaktoi një revolucion në nivel mjekësor në FIFA, e cila rriti ndjeshëm masat e sigurisë së futbollist­ëve,

25 JANAR 2004 - Hungarezi Miklosh Fehrer hyn në fushë si zëvendësue­s, teksa Benfika e tij po fitonte kundër Vitoria Gimaraeshi­t. Pak minuta dhe një infarkt i merr jetën në moshën 25-vjeçare.

25 GUSHT 2007 - Antonio Puerta përkulet në zonën e tij në minutën e 35-të të një takimi mes Sevijës dhe Getafes. Djaloshi ndihet keq, por duket se ia hedh, teksa del nga fusha më këmbët e tij. Në orët në vijim pëson dy atake kardiake, të cilat sjellin fillimisht gjendjen e komës, ndërsa me 28 gusht djaloshi ndahet nga jeta. Me analiza më të detajuara, vdekja e Puertës mund të shmangej, kjo është ajo çka dhemb shumë edhe sot.

29 GUSHT 2007 - Çasui Nsofa pëson infarkt në minutën e 40-të të takimit miqësor me Hapoel Be'er Shevas dhe Makabi Be'er Shevas. 29 DHJETOR 2007 - Kapiteni i Madhëruell­it, Fil O'donell, humb jetën në fushë si pasojë e një infarkti në ndeshjen kundër Dandit.

8 GUSHT 2009 - Dani Harke rresht së folur në telefon. Bashkëshor­tja e tij e shqetësuar nis një mori telefonata­sh, duke zbuluar kështu se i shoqi kishte pësuar një infarkt. Një vit më pas, Spanja shpallet kampione Bote dhe Iniesta i kushton titullin, pikërisht mikut që deri një vit më parë ishte rival në derbin kundër Espanjolit.

4 GUSHT 2011 - Naoki Matsuda po stërvitej me ekipin e tij Matsumoto Jamaga. Pas 15 minutash nxehje, rrëzohet në tokë. Dy ditë më pas ndahet nga jeta si pasojë e dy infarkteve që e kishin goditur në momentin e rrëzimit.

14 PRILL 2012 - Piermario Morosini humbet ndjenjat gjatë takimit Livorno-Peskara. Pak orë më pas mësohet se djaloshit i ishte ndalur zemra. 5 gusht 2012 - Nigeriani i Delta Tulcës në kategorinë e dytë rumune humb jetën vetëm pas 15 minutash në fushë. Asnjë kontakt, asnjë vrapim, thjesht një përkulje dhe takim me vdekjen.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania