Panorama Sport (Albania)

Lamtumirë Kapiten, futbolli botëror qan Astorin

Të gjithë njëzëri: Kampion, brenda dhe jashtë fushe

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

illimisht Udineze - Fiorentina e më pas e gjithë Seria A, u solidarizu­a me vdekjen e Davide Astorit. 31- vjeçari merr sot lamtumirën e fundit, teksa në rrjete sociale të gjithë shokët, kolegët, miqtë, janë munduar ta përshëndes­in e t'i thonë "mirupafshi­m" mes rreshtash, kujtimesh dhe buzëqeshje­sh.

BUFON: "Nuk e kam zakon të shprehem në rrjete, por ti ishe një njeri me zemër të madhe dhe përjashtim­i që po bëj, ia vlen. Vajza jote duhet ta dijë se çfarë babai ka pasur".

TOTI: "S'më besohet, jam i shokuar nga kjo tragjedi. I jam pranë familje tënde".

PIRLO: "Gjithmonë ikin më të mirët. Rrugë të mbarë miku im!"

NAINGOLAN: "Lojtar, por mbi të gjitha, njeri i madh. Sa beteja në Kaljari përpara se të vinim së bashku te Roma. Nuk më besohet".

MILAN: "Të tronditur nga humbja tragjike e Davides, një djalë i dashuruar me futbollin dhe jetën, për më tepër i rritur te ne. Ndjejmë një dhimbje të madhe. Ngushëllim­e familje dhe Fiorentinë­s!"

IKARDI: "U prehsh në paqe Davide!".

MONTELA: "Privilegj të punoja me ty Davide!"

DIBALA: "Nuk kam fjalë, u prehsh në paqe!"

ISH- KRYEMINIST­RI RENXI DHE TIFOZ I ZJARRTË VJOLLCË: "E pamundur ta besoj. Me familjen tënde dhe Fiorentinë­n, vajtoj edhe unë sot kapiten!"

OBAMEJANG: "Të njoha në kohët e Milanit dhe e pata për nder. Ndihem i tronditur për këtë humbje".

JUVENTUSI: "Nuk ka dallim ngjyrash, por vetëm një dhimbje të madhe".

SEDORF: "Jeta është e çmuar dhe duhet shijuar çdo ditë. David, të falënderoj sepse ke qenë një rival i drejtë".

UEFA: "Ngushëllim­et tona më të sinqerta për familjen dhe miqtë".

BAREZI: "Tragjedi e pabesueshm­e, nuk kam fjalë ta përshkruaj dhimbjen time. Të pashë të rritesh dhe ndihesha krenar për rrugën tënde. Dheu të qoftë i lehtë Davide!"

BORHA VALERO: "Nuk mundem dhe nuk dua ta besoj. Pusho i qetë mik!".

BONUÇI: "I madhi Asto, shkove të luash atje lart dhe e di se do ta bësh me buzëqeshje­n tënde. Je i madh o miku

im. Do të na mungosh".

MALDINI: "Jeta ndonjëherë është mizore. Fjalët nuk mund të shpjegojnë dhimbjen dhe nuk ka lot mjaftueshë­m për të vajtuar humbjen tënde. Të pushosh i qetë kampion!"

ZANETI: "Të qoftë dheu i lehtë Davide, çdo fjalë

tjetër do të ishte e tepërt!"

TOMOVIÇ: I dashur Astori, ishe një person special për mua! Ishte nder të luaja perkrah teje dhe të ndaja shoqerinë me ty. Me prit sepse edhe unë do te vi. Do te vi të pimë ndonjë gotë verë. Shoku yt, Nedad!

 ??  ?? Davide Astori me të gjitha fanellat që mbajti
në karrierën e tij
Davide Astori me të gjitha fanellat që mbajti në karrierën e tij
 ??  ?? Karlos Sançez kërkon asistencë mjekësore. Pas ndeshjes u mësua se kolumbiani në fushë me Espanjolin vazhdonte të ishte i tronditur për shokun e ndarë nga jeta.
Karlos Sançez kërkon asistencë mjekësore. Pas ndeshjes u mësua se kolumbiani në fushë me Espanjolin vazhdonte të ishte i tronditur për shokun e ndarë nga jeta.
 ??  ?? Ish-trajner dhe dikur shokë skuadre i Astorit, Diego Lopez, tekniku aktual i Kaljarit është ndier keq pas lajmit të kobshëm.
Ish-trajner dhe dikur shokë skuadre i Astorit, Diego Lopez, tekniku aktual i Kaljarit është ndier keq pas lajmit të kobshëm.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania