Panorama Sport (Albania)

Tjetër perlë, Mesi i vë “drynin” kampionati­t

"Pleshti" realizon golin e 00- të dhe vendos rekord

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Një tjetër goditje dënimi perfekte, një tjetër perlë e Lionel Mesit, me të cilën ylli argjentina­s i vë "drynin" kampionati­t spanjoll. Dueli direkt për titullin kampion, ai mes Barcelonës dhe Atletikon e Madridit, të cilat ishin të grupuara në vetëm pesë pikë, tashmë ka verdiktin final. Në fund fitojnë katalanasi­t, 1-0. Përballë 90 mijë tifozëve të "Kamp Nou"- t, numri 10 i skuadrës së Ernesto Valverdes realizon golin e 600-të në karrierë dhe zgjeron diferencën nga Atletiko në 8 pikë, një avantazh që Barcelona mund ta menaxhojë me qetësi në këto 11 javë të mbetura të "La Ligas".

MODULE "PASQYRË" Kuqeblutë dhe bardhekuqt­ë e luajtën ndeshjen me dy module pasqyrë, 4- 4- 2 për secilën prej tyre, me Saul dhe Koken në korsitë anësorë për të frymëzuar Atletikon, ndërsa Barça iu përgjigj me dyshen Iniesta- Kutinjo. Ky i fundit ishte surpriza e ofruar nga trajneri Ernesto Valverde, kur të gjithë prisnin që titullar ta niste braziliani tjetër, Paulinjo.

MESI 600 DHE REKORD

Nuk ishte një surprizë se, që në fillim, Barcelona mbyll Atletikon në gjysmëfush­ën e saj, duke ofruar një zotërim topi të gjerë, lëvizje të vazhdueshm­e pa top në zonën rivale dhe inkursione

prapa shpatullav­e të mbrojtjes rivale. Atletiko nga ana e saj zgjedh metodën e përhershme, të mos pësojë dhe të godasë me kundërsulm, por kundër katalanasv­e është e vështirë të rezistosh për 90 minuta, prandaj Oblak nis të nxehë dorezat e tij që në minutën e pestë, duke i mohuar golin Iniestës. Urdhri për "Colchonero­s" është i qartë: nëse Mesi me shokë nuk ndalen me metodat e buta, atëherë në punë duhen vënë muskujt dhe faullet nuk mungojnë. Por të tilla ndërhyrje duheshin shmangur në hyrje të zonës sepse, për një specialist si Mesi, goditjet e dënimit nga distanca të afërta janë thuajse si penallti. Dhe këtë fakt, skuadra e Simeones e paguan në minutën e 26-të, kur "Pleshti" e fiton vetëm një goditje dënimi dhe

e ekzekuton në mënyrë perfekte atë. Goli numër 600 në karrierë, por edhe një rekord, pasi askush tjetër në Spanjë nuk kishte shënuar në 3 ndeshje radhazi me goditje dënimi. Fatkeqësis­ht, pak minuta më pas, kryesuesit e kampionati­t humbin Iniestën për dëmtim, por kurrsesi nuk vazhdojnë mësymjen e tyre drejt zonës së rreptësisë së Atletikos, me të paktën 4 raste të pastra të tjera për gol. Ndërsa miqtë, as që reagojnë sepse fundi i pjesës së parë i gjen ata të ngrirë, siç tregojnë edhe zero goditjet në kuadrat në portën

rivale apo qoftë edhe zero goditje këndi të grumbullua­ra.

GOLA PA VLERË

Në pjesën e dytë, Simeone guxon duke shtuar dozën sulmuese me Korrean dhe Gameiron dhe Barcelona nis të dridhet, por në të 78-ën, është sërish portieri i Atletikos, Oblak, që duhet të bëjë një mrekulli, pas një goditjeje të Buskets. Në minutat finale vijnë dy gola, por që të dy të anuluar me të drejtë për Luis Suarezin dhe Diego Kostën, pasi pozicionet jashtë loje, edhe pse milimetrik­e u akorduan saktë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania