Panorama Sport (Albania)

Përplasje horror, Armando Sadiku përfundon në spital

Sulmuesi kuqezi përplaset kokë më kokë me portierin e Espanjolit

-

Ankth dhe frikë! Të tilla kanë qenë çastet pas minutës së 40-të në ndeshjen e vlefshme për javën e 27të në La Liga mes Levante dhe Espanjol, e cila ka përfunduar 1-1. Një kros drejt zonës së miqve ka bërë që portieri i Espanjolit të dalë për të larguar rrezikun dhe, në të njëjtën kohë, Armando Sadiku ka sulmuar zonën. Në minutën e 40-të, sulmuesi dhe portieri janë përplasur kokë më kokë mes tyre. Loja është ndërprerë dhe është dashur menjëherë ndërhyrja e stafeve mjekësore. DËMTIMI - Sulmuesi i Kombëtares ka pasur gjakderdhj­e në hundë dhe në momentet e para nuk ka shfaqur probleme serioze. "Panorama Sport" ka mësuar se bomberi kuqezi ka pasur humbje të kujtesës për fare pak çaste nga

goditja e fortë me kokë. Për bomberin kuqezi, përplasja i ka kushtuar disa të qepura në fytyrë. Për të parandalua­r probleme për shqiptarin, trajneri i Levantes ka vendosur që ta lërë në dhomat e zhveshjes bomberin. Sadiku e kishtë nisur ndeshjen si titullar me Levanten,

por pas saj shkoi gjithsesi në spital për kontrollet rutinë. DIEGO LOPEZ - Gardiani i Espanjolit ka shkaktuar ankth pas kësaj përplasjej­e, teksa menjëherë stafi mjekësor e ka transportu­ar me barelë dhe autoambula­ncë drejt spitalit më të afërt si shenjë parandalue­se. Mjekët kanë raportuar se bëhet fjalë për një humbje të kujtesës, mirëpo, siç kanë shpjeguar, gjithçka do të kalojë pa asnjë pasojë për të. BARAZIMI - Ndeshja ka përfunduar në shifrat e barabarta, 1-1. Skuadra e Sadikut ka qenë e pafat, teksa penalltia e shënuar nga Morales në minutën e 55-të është barazuar në kohën shtesë. Baptistao ka shënuar në minutën e 91të, duke barazuar shifrat dhe duke i hequr shijen e fitores Levantes së shqiptarit. Kjo e fundit gjendet në kuotën e 21 pikëve pas 27 javëve të luajtura. Olsi Tujani

 ??  ?? Pasojat pas përplasjes me Diego Lopez
Pasojat pas përplasjes me Diego Lopez

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania