Panorama Sport (Albania)

Valverde: E prekëm titullin

"S'ka mbaruar ende, por Atletiko na hipi në ashensorin që na dërgon te trofeu"

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

"Vuajtëm shumë sepse, duke mos e mbyllur ndeshjen, mund të pësonim në çdo moment. Atletiko bëri ndeshjen në pjesën e dytë, por fatmirësis­ht morëm tri pikë, të cilat tanimë na e kanë qartësuar panoramën e titullit kampion". Ernesto Valverde është i lumtur për suksesin kundër Atletikos së Madridit dhe pas këtij trepikëshi, trajneri i Barcelonës mund të zhbalancoh­et për herë të parë për titullin kampion. "Ishte një betejë e bukur me Atletikon, por unë kam fatin dhe krenarinë që stërvit njerëz të kalibrit të Lionel Mesit, të cilët dinë sesi të zgjidhin ndeshje të tilla kaq të vështira me metoda nga më të ndryshmet. Goditjet e dënimit janë një specialite­t i Leos, unë e di sa shumë i kam vuajtur ato kur stërvitja Bilbaon. Madje, mbaj mend tri humbje të pësuara, pikërisht me golat e Mesit nga goditjet e dënimit. Gjithsesi, nëse atëherë u dëshpërova, këtë herë ishte koha për të festuar sepse me këtë sukses jam i bindur që jemi ngjitur në ashensorin e duhur, i cili do të na dërgojë te trofeu i kampionati­t. Duke spostuar Atletikon 8 pikë poshtë nesh, e kemi vënë njërën dorë te titulli. Tani nuk

na mbetet gjë tjetër, veçse të pushojmë, pasi kjo javë ishte tepër e lodhshme për ne. Nuk patëm as 48 orë të plota për të përgatitur këtë duel për titullin, por në fund ia dolëm. Të gjithë e dimë se sa i freskët duhet të jesh fizikisht për të përballuar skuadrën e Diego Simeones, por ne ia dolëm, - shpjegon Valverde, i cili ndalet edhe te dëmtimi i Iniestës. - Çfarë humb Barcelona pa Iniestën? E sigurt është që fiton

pak dhe humb shumë, por shumë... Një lojtar si Andres është i pazëvendës­ueshëm, njësoj si Mesi. Unë lutem vetëm që të mos jetë asgjë shumë serioze, pasi do të na prishte shumë punë. Një lojtar si Andres të ndryshon kohët e lojës, të garanton paparashik­ueshmëri dhe siguri në zotërim. Shpresojmë ta kemi shpejt në grup, pasi mos harrojmë se kemi edhe Champions-in për të luajtur".

 ??  ?? Goditja e dënimit e Lionel Mesit, që i dha fitoren Barcelonës
Goditja e dënimit e Lionel Mesit, që i dha fitoren Barcelonës
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania