Panorama Sport (Albania)

Çelsi “parkon autobusin”, por Siti e shkatërron

Kampionët e Kontes tani e shohin 5 pikë larg zonën Champions

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Mançester Siti v a z h d o n marshimin. Nuk ishte shfaqja më fantastike që kemi parë nga skuadra e Pep Guardiolës, por kryesuesit u kontrollua­n mirë në pjesën e parë nga Çelsi i Antonio Kontes. Siti u zhbllokua në minutën e 46-të me Bernardo Silvën dhe e menaxhoi avantazhin deri në vërshëllim­ën finale të Majkëll Oliverit. Ishte një stafetë ideale. Kampionët në fuqi i dorëzuan titullin skuadrës dominuese të këtij sezoni. Në pritje të Kristal Palas-Mançester Junajtid, avantazhi me vendin e dytë thellohet në +18 pikë. Dhe me 4 fitore në 9 ndeshjet që kanë mbetur deri në fund, atëherë Siti hipotekon edhe trofeun e dytë të sezonit 2017-18 pas Kupës së Ligës. Çelsi largohet nga "Etihad" me kokën lartë, por pa asnjë goditje në portën e Edersonit. Humbja e dytë radhazi i largon blutë e Londrës nga vendi i katërt: -5 nga Totenhemi. Do të nevojitet një seri fitoresh radhazi për të arritur trenin e katërshes së parë dhe rikonfirmu­ar Champions-in. Nëse ka një trajner që mund ta bëjë një mrekulli të tillë, ai quhet pikërisht Antonio Konte.

STATISTIKA­T - Shifrat janë monstruoze: 71% zotërimi i topit dhe 902 pasime të sakta, diçka që nuk ndodhte prej sezonit 2003-2004 të Arsenalit të Pathyeshëm për ta kuptuar. Siti është një makineri lufte, e aftë për të përballuar dy ndeshje jo të lehta në planin fizik dhe psikologji­k, si dopio- sfida ndaj Arsenalit. "Qytetarët" e kërkuan golin që nga sulmi i parë, por gjatë gjithë pjesës së parë, mbrojtja me 5 vetë e Kontes dhe linja me 4 mesfushorë, e bllokuan kundërshta­rin. Bernardo Silva emocionoi "Etihad"-in me një goditje fluturimth­i në 18'. Uillian mbylli mirë një kundërsulm të komanduar nga Pedro, por braziliani gaboi shënjestër. I shkëlqyer një kontroll topi i Sanesë, që u finalizua me të djathtën e menjëhersh­me, por Azpilikuet­a shpëtoi mbi vijë fatale. Në minutën e 33-të, një tjetër goditje e Bernardos, i çmarkuar nga një harkim i David Silvës.

GOLI - Kur këta të fundit dialogojnë në minutën e parë të pjesës së dytë, Siti zhbllokohe­t: krosim i David Silvës, prekje jo shumë elegante e portugezit, por Kurtua nuk mbërrin dot dhe vendësit festojë. Çelsi ndërton rastin për të barazuar në 54', por Moses godet

shumë keq. Ja tek shfaqet sërish David Silva në 56': por Kurtua i përgjigjet me një pritje shpëtimtar­e. Siti nis të kontrolloj­ë topin dhe Çelsi, pavarësish­t aktivizimi­t të Zhirusë dhe në minutat e fundit të Moratës, nuk e shikon kurrë portën. Në përfundim të

ndeshjes, buzëqeshja vesh më vesh e Guardiolës tregon shumë gjëra, edhe pse katalanasi nuk humbet kurrë në eufori: "Nuk ka mbaruar dhe nuk mendojmë për rekordin. Për mua, nga nesër nis të mendoj për Bazelin në Champions dhe më pas Stokun".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania