Panorama Sport (Albania)

Konte: Shmanga goleadën

"Po të kishim luajtur në sulm, do na kishin mundur 4-0, janë shumë më të fortë se ne"

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Ekishte paralajmër­u ar përpara ndeshjes se duhet të gjente taktikën e duhur për të shmangur një goleadë të Mançester Sitit dhe është i kënaqur me rezultatin, pavarësish­t kritikave të shumta për qasjen e tij ultrambroj­tëse në "Etihad". "Bëmë një ndeshje të mirë, por pavarësish­t kësaj, pësuam gol pas 30 sekondave në pjesën e dytë dhe më pas ishte e vështirë të rikthehesh­im. Luajtëm ndaj një skuadre me cilësi fantastike. Ata kanë një mentalitet të shkëlqyer dhe ne duhet t'u bëjmë kompliment­et më të mira. Kur luan kundër Sitit, duhet të përpiqesh të mos u japësh shumë hapësira mes linjave sepse ata janë të pabesueshë­m me topin. Nëse nuk do të kishim pësuar gol pas 30 sekondash, ndoshta do kishte qenë më e thjeshtë. Taktika? Ne u përpoqëm të tregohemi të duruar. Kur je në disavantaz­h minimal, ke gjithnjë mundësinë për të shënuar. Kur i lëshon hapësira Sitit, ekziston rreziku të humbasësh 3 apo 4- 0. Kur luan ndaj një ekipi që e ka treguar se është më i fortë se ty gjatë gjithë sezonit, sepse kryeson me 25 dhe kjo është një diferencën e madhe, atëherë duhet të mendosh me tru që të mos pësosh një humbje të rëndë, e cila nuk i ndihmon lojtarët", deklaroi tekniku i Çelsit, Antonio Konte. Akoma më të vështirë punën italianit ia bëri edhe mungesa e Kantesë: "Mendoni se duhet të ishim më guximtarë? Nëse i lë Siti një det me hapësira, ndeshja nuk do të përfundojë 1-0. Nuk është shumë e bukur, por është e vërteta. Nuk është e lehtë të luash kundër tyre dhe mos harroni se neve na mungonte një lojtar shumë i rëndësishë­m për ekuilibrin, si N'Golo Kante". Si ish-trajner i tij në kombëtare, Konte shprehu keqardhjen edhe për ndarjen e papritur nga jeta të kapitenit të Fiorentinë­s, Davide Astori: "Është një tragjedi. Është shumë e vështirë për momentin për të gjetur fjalët e duhura për familjen. Unë e kam pasur në kombëtare. Ai ishte një djalë fantastik. I jam shumë pranë familjes në këtë moment sepse ishte vetëm 31 vjeç. Është shumë e vështirë t'ia shpjegosh këtë situatë gruas së tij, prindërve dhe vajzës".

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania