Panorama Sport (Albania)

Guardiola: Jemi një hap më afër titullit, s'e kritikoj Konten

-

Skuadra e tij është afruar një hap më shumë me titullin dhe Pep Guardiola është i kënaqur. "Ishte shumë e rëndësishm­e të fitonim sot dhe me këtë trepikësh, jemi një hap më afër. Na duhen katër fitore për t'u shpallur kampionë. Është gjithçka në duart tona dhe nëse sjellja jonë është si ndaj Çelsit, atëherë do të jemi kampionë", tha trajneri i Mançester Sitit. "Kundër një skuadre të fortë si Çelsi, të cilët janë ende kampionë dhe ti fiton në mënyrën se si ne e bëmë, është fantastike", shtoi katalanasi, i cili, i ngacmuar për taktikën ultra-defensive të Antonio Kontes, nuk preferoi ta kritikonte: "Unë nuk e gjykoj kurrë kolegun tim. Kush mund ta harrojë se i njëjti trajner dhe thuajse të njëjtët futbollist­ë u shpallën kampionë sezonin e shkuar. Paraqitja jonë ishte shumë solide sa i përket kontrollit dhe sulmit në momentin e duhur. Të gjithë ishin shumë mirë. Çelsi është ende kampion. Ata luajtën me 10 lojtarë pas topit, por ne nuk u lejuam asnjë shans kundërsulm­i. Duhet të tregoheshi­m të kujdesshëm ndaj zbritjeve të Hazardit, Uillianit dhe Pedros, të cilët janë lojtarë shumë të shpejtë, por ne i kontrollua­m. Krijuam mjaftueshë­m raste për ta fituar ndeshjen. Presingu i lartë në fushë ishte i shkëlqyer. Prandaj, jemi të lumtur që u afruam një hap më shumë me titullin. Tani jemi 76 pikë, por nuk ka mbaruar ende. Duhet të jemi të qetë. Kemi Bazelin dhe Stok Sitin dhe do shohim pas këtyre ndeshjeve se cili do të jetë pozicioni ynë dhe sa të tjera do na duhen për t'u shpallur kampionë".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania