Panorama Sport (Albania)

)arti*ani, “Mbret” i kupave në volejboll

% eshkuj& "'emat" ruajnë fronin përballë Studentit

- ABDULLA DUSHKU

Historike për skuadrën e Partizanit. Për herë të parë në histori, fiton një kupë të Shqipërisë në volejbolli­n e femrave. Vajzat e drejtuara nga trajneri I oland Tarja kanë mposhtur me vështirësi skuadrën absolute të 4 viteve të fundit në këtë sport, skuadrën e Barletit. Partizani ka fituar dje pasdite 3-1 ndaj Barleti Volej në finalen e luajtur në sallën sportive "Feti Borova", pranë Tirana Olimpik Park. Një fitore e vështirë, por e merituar e skuadrës së trajnerit Ioland Tarja, që, megjithëse e nisi keq duke e humbur setin e parë, më pas arriti të rikuperont­e dhe të përmbyste shifrat në tri setet e tjera. Skuadra e Barletit zhvilloi një ndeshje mjaft të mirë. Ka rivalizuar deri në fund, por skuadra e Partizanit ishte më superiore, ku binte në sy loja e bukur e dy volejbolli­steve amerikano- latine, të cilat e kanë ngritur ndjeshëm nivelin e ekipit të "kuq". Edhe tifozët e shumtë të pranishëm në këtë finale mbetën të kënaqur nga rivali i treguar, një ndeshje me shumë emocione mes dy skuadrave më të mira. Madje, këto dy skuadra do të jenë dhe pretendent­et për titullin kampion. Partizani fiton për të dytën herë në histori Kupën, trofe që vjen pas 64 vitesh mungesë. Takimi ka qenë i ekuilibrua­r gjatë gjithë kohës, me barazime të shpeshta dhe emri i skuadrës fituese mbeti në dilemë deri në fund. Skuadra kampione mundi të "kuqtë" 26-24 në setin e parë. Por Partizani reagon mirë në tri setet e tjera, duke i fituar 25-20, 25-19 dhe 25-17.

MESHKU

Pas një atmosfere të ndezur të krijuar nga vajzat e Partizanit, në orën 19:00 nisi takimi tjetër final, ai meshkujve, ku përballë ishin Partizani e Studenti, ndeshje kjo që u fitua nga skuadra e Jlli Tomorit. Skuadra e "kuqe" mposhti 3-0 Studentin. Ka qenë një fitore e lehtë, ashtu sikurse edhe pritej e skuadrës së Partizanit, që në të tria setet pati epërsi në fushë, e dominoi lojën dhe arriti t'i fitojë setet me diferenca pikësh. Studenti nuk pati asnjë shans të fitonte të paktën një set, duke bërë një lojë me hope, e gjithnjë ka qenë në ndjekje të Partizanit. Të tria setet ishin nën komandën e "demave", të cilët i udhëhiqte kapiteni i skuadrës Klodian

Kasa, në një epërsi gjatë gjithë kohës, duke u shkëputur dhe fituar me lehtësi 25-16, 25-18 dhe 25-21. Vetëm në pikët e para të setit të tretë, Studenti rivalizoi disi, por u thye shpejt. Ka qenë një lojë e brishtë e skuadrës së trajnerit Altin Demi, që edhe pse tregoi

dëshirë, nuk mjaftoi. Partizani, më i kompletuar dhe më i fortë teknikisht, e meritoi fitoren duke mbrojtur trofeun e fituar një vit më parë. Në fund, të kuqtë festuan me meritë këtë trofe. Ka qenë një sukses i dyfishtë për klubin e kuq, si me meshkujt, ashtu dhe me femrat.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania