Panorama Sport (Albania)

Gjeniu i pasimeve, Mavraj, më mirë se Myler e Riberi

Renditja, ka pësuar më shumë faulle se yjet e Bajernit

- OLSI TUJANI

Eksperienc­a dhe sig uria në vetvete e bëjnë një futbollist që të tregojë në fushë gjithmonë më të mirën e tij në nivele të larta. Mërgim Mavraj, me ndryshimin e trajnerit te skuadra e Hamburgut, ka humbur edhe paletat e titullarit, pasi ekipi ka vijuar që të paraqitet dobët dhe të jetë i rrezikuar për qëndrimin në Bundesligë. Mirëpo, statistika­t dhe të dhënat për futbollist­ët e kampionati­t gjerman e bëjnë shqiptarin që të renditet edhe më mirë sesa shumë prej yjeve të Bajernit, nisur nga pasimet e sakta apo edhe për numrin e faulleve të pësuar deri në këtë fazë të sezonit. PASIME TË SAKTA Shpeshherë, roli i një qendërmbro­jtësi është shumë më i rëndësishë­m sesa shumë të tjerë futbollist­ë në një formacion. Jo vetëm për aspektin e ruajtjes së portës, por edhe në organizimi­n e lojës. Për ekipe që bëjnë lojë të shtruar, mënyrë e përqafuar gjerësisht nga ekipet së fundmi, portieri pason te një prej mbrojtësve për të startuar lojën në vend që të shkelmojë sferën përpara. Kjo bën që lojtarët e prapavijës të vendosen shumë herë në kontakt me topin. Si një lojtar me numër të madh pasimesh të sakta, në bazë të statistika­ve të deritanish­me nga kampionati gjerman, referuar faqes me të dhëna statistiko­re "ran. de", Mërgim

Mavraj renditet më sipër në klasifikim sesa shumë prej yjeve të Bajernit. Në renditje, shqiptari është disa vende më sipër sesa Tomas Myler, Frenk Riberi, Koman apo edhe një lojtari të talentuar si Gorecka. Qendërmbro­jtësi kuqezi i Hamburgut ka regjistrua­r 492 pasime të sakta deri më tani, më shumë sesa emrat e sipërpërme­ndur. FAULLE TË PËSUAR Shifrat, shpesh janë më kokëfortë sesa opinioni i krijuar. Hamez Rodriges, Gëce

apo Myler janë gjithmonë nën vëmendjen e mbrojtjeve kundërshta­re e, për pasojë, mund të krijohet ideja se dëmtohen më shpesh dhe goditen më shpesh nga kundërshta­rët se shumë role të tjera. Mirëpo, statistika­t tregojnë se është sërish qendërmbro­jtësi i Hamburgut që ka pësuar më shumë faulle sesa të tre të sipër përmenduri­t. Mavraj e Abrashi kanë pësuar respektivi­sht 20 dhe 19 faulle deri më tani, ndërsa Myler e Gëce nga 18 dhe Rodriges 17.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania