Panorama Sport (Albania)

Sadiku: Përplasja ishte si bombë, pësova frakturë në hundë

“Doja të luaja, mjeku nuk pranoi të rrezikoja”

-

Një përplasje me ishportier­in e Milanit ka shkaktuar ankth dhe dhimbje për bomberin e Kombëtares shqiptare në ndeshjen e fundit ndaj Espanjolit në La Liga. Armando Sadiku, në një tentativë për të goditur topin me kokë, është përplasur me portierin Diego Lopez kokë më kokë dhe është dëmtuar në hundë, për të cilën i është dashur të kryejë një ndërhyrje kirurgjika­le.

Përplasja - "Ishte si një bombë, nuk e prisja fare që do të dilte portieri dhe u përplasëm kokë më kokë. Ai ka pësuar një çarje te veshi dhe një frakturë kocke afër veshit, ndërsa unë një frakturë në hundë. Doktori ma vendosi në vend, por duhet t'i nënshtrohe­m një operacioni të vogël, nuk ka asgjë serioze. Do ta mbaj në allçi për dy ditë, të mërkurën pasdite dal në stërvitje me ekipin", është shprehur Sadiku për "Zona Gol".

Zëvendësim­i - "Doja të luaja në pjesën e dytë, por doktori më bëri pyetje dhe teste dhe e panë që nuk isha shumë i vetëdijshë­m. Ishte moment që kisha shumë dëshirë të luaja, pasi më ishte dhënë mundësia. Kam vënë maskën dhe pres të jem gati që për fundjavën e ardhshme në Girona".

Shkarkimi i trajnerit - "Na përshëndet­i në dhomat e zhveshjes. Kanë vënë një trajner të ekipit të të rinjve, shpresojmë të na sjellë një frymë të re. Cilësia e grupit është shumë e mirë. Shpresojmë të arrijmë rezultate pozitive, të dielën pësuam gol në minutën e fundit. Ky është një moment pak negativ, por duke qenë se në ekip besoj kemi shumë kualitet, na mungon një fitore dhe çlirohemi".

Dëmtimet - "Që kur kam ardhur këtu, kam pasur dëmtime të vogla që më kanë lënë jashtë. Sa u riaftësova, u dëmtova sërish. Tani shpresoj që ky të jetë dëmtimi i fundit dhe të kthehem e t'i luaj të gjitha ndeshjet si titullar".

Transferim­i në La Liga - "Po nuk rrezikove, nuk fiton, më donin edhe në Turqi. Legia bleu lojtarë të tjerë, por kishte vështirësi ekonomike. Erdhi një ofertë e mirë për klubin dhe për mua. U ulëm e folëm bashkë dhe menduam që do të ishte zgjidhja më e mirë për të dy palët. Si mund ta refuzoja kampionati­n spanjoll? Është ndër më të fortët në botë. Levante është në zonën e rënies, por mendoj që kemi shumë kualitet. Shpresoj të kaloj një kohë të mirë këtu", ka deklaruar Sadiku për "SuperSport".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania