Panorama Sport (Albania)

Bakaj replikon me Gjicin: Kukësi doli i fituar nga unë

“Nuk është e lehtë të përfitosh nga një 30-vjeçar”

- SKERDILAID SULOZEQI

Kukësi humbi shër bimet e Elis Bakajt, por fitoi një shumë të majme nga shitja e tij, plot 120 mijë dollarë. Duke arsyetuar këtë shitje, drejtuesit e Kukësit janë të kënaqur, pasi kur afruan lojtarin nuk paguan asnjë lek, madje dhe kushtet financiare e marrëdhëni­et kontraktua­le thuajse i vendosën vetë. Bakaj erdhi te Kukësi afër fundit të merkatos verore, mbas një sezoni ku ndërroi dy ekipe, RNK Split në Kroaci, 10 ndeshje 1 gol, si dhe me Vllazninë, 14 takime 6 gola. Ky transferim shikohet si një mundësi që 30vjecari të gjejë veten. Në një prononcim për "Supersport", Elis Bakaj pohoi se ky transferim ishte i vlefshëm për atë dhe për Kukësin. Sipas Bakajt, kampionët nuk do e ndjejnë mungesën e tij.

TRANSFERIM­I - "Ndodhi shumë papritur. Normalisht kisha dijeni, pasi ishim në bisedime prej afro 2-3 javësh. Në këtë periudhë nuk isha transferua­r ndonjëherë, por unë jam profesioni­st, futbolli është biznes dhe si unë edhe klubi duhet ta marrim si një gjë normale sepse ndodh në të gjithë botën. Futbolli është i papritur, sot je këtu, nesër mund të jesh në një vend tjetër. Jam mësuar me këto gjëra, s'më bëjnë përshtypje dhe nuk kam ndonjë peng. Besoj që kam bërë zgjedhjen më të mirë, shpresoj të kem shëndet që të bëj atë që di të bëj më mirë".

PËRFITIMI - "Edhe klubi ka interesat e veta. Për një ekip futbolli që të shesë lojtar, aq më tepër në moshën 30vjeçare nuk është gjë e vogël. Megjithatë, Kukësi ka ekip cilësor dhe ka individë që mund të bëjnë diferencën dhe nuk është se do të ndihet mungesa e Bakajt, ashtu siç e kanë bërë edhe më para. I uroj suksese ekipit, lojtarëve, të gjithë stafit. Ia kam kaluar shumë mirë aty në këtë periudhë dhe uroj që të arrijnë majat e futbollit shqiptar".

OBJEKTIVAT ME SHAKHTORIN - "Është një ekip që gjithmonë pretendon për titullin. Vjet e humbi kampionati­n në javën e fundit, ku Bate ia fitoi vetëm për tri pikë, gjithashtu humbën finalen e Kupës me penallti. Edhe këtë vit janë të etur për trofe". Pritshmëri­a e Bakajt - "Çfarë pres? Kam eksperienc­ë shumë të gjatë në futboll, kam eksperienc­ë edhe jashtë vendit. Nuk do të shkoj më si një 20-vjeçar, që nuk kisha dalë ndonjëherë

nga Shqipëria dhe do të jap maksimumin për ekipin që të arrijmë objektivat që kemi. Për momentin jam shumë i gëzuar, që kam arritur të firmos me një ekip pretendent, i cili synon gjithmonë titullin. Është një eksperienc­ë e re për mua dhe e pres me krahët hapur".

 ??  ?? Bakaj duke u përshëndet­ur me trajnerin Pakult para nisjes në Bjellorusi
Bakaj duke u përshëndet­ur me trajnerin Pakult para nisjes në Bjellorusi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania