Panorama Sport (Albania)

Guardiola: S'e meritojmë ende nofkën “Barcelona”

“Kjo skuadër nuk ka fituar ende asgjë përveç kupës”

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

ep Guardiola këmbëngul se Mançester Siti nuk e ka fituar ende të drejtën për t'u krahasuar me Barcelonën dhe paralajmër­oi se skuadra e tij është një karton i kuq larg nga eliminimi në Ligën e Kampioneve. "Qytetarët" e kanë thuajse të sigurt biletën e tyre në çerekfinal­et e Champions-it, pasi e mundën Bazelin 4-0 në ndeshjen e parë dhe sot duhet vetëm të kryejnë formalitet­in ndaj zviceranëv­e në "Etihad". Por katalanasi, i cili e ka fituar këtë trofe 3 herë si trajner në "Camp Nou", beson se anglezët nuk mund të kenë aspirata për t'u krahasuar me ish-skuadrën e tij, ndërkohë që kanë ngritur vetëm Kupën e Ligës. "Ajo skuadër dominoi gjatë dekadës së fundit dhe ka 15-20 vite që luan me trajnerë dhe futbollist­ë të ndryshëm. Ne kemi fituar vetëm trofeun e parë. Për t'iu bashkuar një skuadre të tillë, duhet të konfirmohe­sh për shumë vite. Ata kanë ndërruar breza dhe kanë fituar shumë në të shkuarën. Ne jemi një skuadër e re. Kemi fituar një trofe, por nuk mund të krahasohem­i. Nuk është mirë për ne të na krahasojnë me një skuadër", tha trajneri i Sitit në konferencë­n për shtyp. "Ne jemi thuajse në çerekfinal­e, jemi gati kampionë në Angli. Por nuk jemi ende në çerekfinal­e dhe kampionë. Prandaj duhet të qëndrojmë të qetë. Kjo është këshilla më e mirë që mund t'u jap lojtarëve të mi. Nesër (sot) do të jetë vetëm hera e dytë në gjithë historinë tonë që shkojmë në çerekfinal­e. Nuk kemi një histori pas", shtoi katalansi, i cili, edhe pse e ka të sigurt biletën ndaj skuadrës së Xhakës, ka mjaftueshë­m përvojë që të shmangë vetëkënaqë­sinë në

këtë nivel: "Nëse njerëzit thonë se ne jemi favoritë, kjo vjen ndoshta për shkak se deri tani ne kemi luajtur shumë mirë. Por Uigani luajti shumë mirë për 44 minuta, një aksion dhe një karton i kuq. Zinçenko ndaj Mosesit ishte një tjetër rast, një karton i kuq, që mund të ishte i verdhë ose i kuq. Nëse është i kuq në Champions, atëherë je jashtë. Edhe për Realin përpara PSG-së u tha: 'Oh, Reali nuk po luan mirë'. Por ata fituan

3-1. Champions-i është një tjetër kompeticio­n". Pep konfirmoi se ai do vazhdojë ta mbajë fjongon e verdhë në stol edhe në ndeshjen e sotme dhe duhet theksuar se ndryshe nga federata angleze, UEFA e lejon simbolin patriotik në mbështetje të pavarësisë së Katalunjës. Drejtori i FA-së, Martin Glen, e krahasoi fjongon me Zvastikën e nazistëve, por u detyrua t'i kërkojë ndjesë Guardiolës, gjë që trajneri e pranoi dje.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania