Panorama Sport (Albania)

PSG-ja e vogël, vogël, Ronaldo kolosi “Real” i i Champions-it

Portugezi shënon në 9 ndeshje radhazi, Emeri drejt largimit

- Përgatiti: GENTJAN ALINANI

Nuk është ende koha për PSG-në, është gjithmonë koha e Realit të Madridit, të paktën në Champions. Vitin e kaluar, francezët ishin shumë pranë kualifikim­it, por pësuan një përmbysje të çmendur. Këtë herë iu duhej atyre të përmbysnin rezultatin, por praktikish­t nuk i vunë kurrë në rrezik dy herë kampionët radhazi të Champions-it. Një real i dizajnuar me inteligjen­cë nga Zidan ( jo thjesht një menaxhues i skuadrës) fiton 2-1 dhe "fik" flakën e tifozëve francezë në shkallët e stadiumit. Ata ishin shumë herë më të karikuar sesa beniaminët e tyre në fushën e lojës. Goli i avantazhit për Realin erdhi në minutën e gjashtë të pjesës së dytë. Kush tjetër, përveçse Kristiano Ronaldos? Goditja e tij me kokë e bëri të pamundur misionin përmbysje që pa Nejmarin në fushë ishte i pamundur. Për më tepër kur Verrati shfaq limitet e karakterit të tij dhe e lë skuadrën me 10 lojtarë. Madrilenët në çerekfinal­e, duke e festuar më së miri ditëlindje­n e tyre të 116-të.

SURPRIZON ZIDAN- Më mirë lojtarë stoli që janë në 100% të formës sesa titullarë që nuk janë në formë. Zinedin Zidan i beson më shumë "filozofisë" së parë dhe zbret në fushë Vaskezin, Kovaçiçin dhe Asension, duke lënë në stol Krosin, Modriçin dhe Bejlin. Nuk ka surpriza në anën tjetër të fushës, ku Emeri u beson më të mirëve duke rikthyer Tiago Silvën dhe Tiago Motën në formacioni­n bazë. Di Maria formonte sulmin me Mbapenë e Kavanin. Zgjedhjet i dhanë të drejtë trajnerit të Realit sepse në 45 minutat e para PSG-ja nuk arriti kurrë të ishte e rrezikshme falë forcave të shumta mbrojtëse të spanjollëv­e dhe ndihmës që Vaskez e Asensio i jepnin mbrojtjes. Reali nuk kishte asnjë arsye për të shpejtuar manovrën sulmuese, por ishte racional në mesfushë dhe mendoi më shumë për të administru­ar rezultatin 3-1. Çështja kualifikim mund të ishte mbyllur kur Dani Alvesh gabon në mesfushë dhe Benzema merr një top duke avancuar drejt portierit Areola. Goditja e francezit nuk ishte më e mira e mundshme dhe u prit me këmbë nga

portieri. Tregohet vendimtar gardiani i Parisit edhe kur Ramos e kërcënoi, duke mbajtur në lojë të tijtë. Francezët nuk e vunë kurrë në vështirësi serioze portën e Navasit. Edhe atëherë kur Mbape goditi, portieri iu kundërpërg­jigj mjaft mirë. Ritmi i ulët, pasimet e shumta në mesfushë favorizoni­n

më shumë madrilenët.

PSG ZHGËNJEN- Goli i shënuar nga Kavani nuk shërben aspak për të shpëtuar disfatën e turpshme të Parisit, që pëson golin e dytë dhe e humb ndeshjen. Kasemiro nuk fal në zonë dhe hesht stadiumin. Mbape ishte thjesht një fantazmë, Verrati nuk "shpik" asgjë,

Di Maria ishte në hije, mbrojtësit bëjnë gafa të tmerrshme. Aventura e Emerisë në Paris është drejt fundit. Të fitosh kampionati­n me 10 pikë diferencë në Francë nuk është arritje e madhe. Vazhdon "marshimi" i Realit. Nuk do të jetë surprizë nëse i shohim sërish në finalen e Kievit.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania