Panorama Sport (Albania)

Arsenali “shfryn” Milanin

Kuqezinjtë vrapojnë dhe mundohen, në mirates do të duhet më shumë se një mrekulli

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Gjithçka e lehtë për Arsenalin, madje me Milanin që çuditërish­t u mek që në përpjekjen e tij për të bërë rezistencë. Sfida nisi me kuqezinjtë që prezantuan formacioni­n e zakonshëm të daljeve të fundit, teksa tek Arsenali, Venger pa Bejerin prezantoi në krah Çejmbërs. Sulmi iu besua Uellbekut të mbështetur nga dyshja Ozil-Mkhitarian. Pjesa e parë nisi në mënyrën më të shëmtuar për vendësit, të cilët iu nënshtruan menjëherë ritmit britanik. Pas dy përpjekjev­e të Milanit për të vendosur komandën, Arsenali reagon në minutën e 15-të me Mkhitarian, i cili pasi driblon Kalabrian, godet drejt portës. Goditja e armenit devijohet nga pulpa e Bonuçit dhe përfundon në rrjetë, duke nxjerrë jashtë loje edhe përpjekjen e Donarumës për të reaguar. Më shumë sesa goli, "Djalli" vuan anën psikologji­ke dhe ankon probleme të qarta në drejtimin e lojës. Të shumta gabimet e djemve të Gatuzos, të cilët në sekondat e fundit të pjesës së parë pësojnë edhe golin e disavantaz­hit të dyfishtë. Top i humbur pa shumë presion të "Topçinjve" dhe Ozil peshkon në zonë me një asist fantastik, Ramsejn. Uellsiani ka kohë të driblojë Donarumën dhe të shënojë me portën e boshatisur, duke dërguar kështu kuqezinjtë në dhomat e zhveshjes në krizë identiteti.

PA PROBLEM - Edhe në fraksionin e dytë kuqezinjtë janë të njëjtët. Të bërtiturat e Gatuzos nuk bëjnë efekt me Milanin që vuan të gjejë ritmin. Skuadra e Venger nuk duket ajo e ndeshjeve të fundit në Premier Ligë dhe duelet e fituara në fushë flasin për një ekip krejt tjetër nga ai brenda kufirit kombëtar. Nga ana e "Djallit", Suso e Bonaventur­a gabojnë edhe gjërat më të thjeshta, ndërsa Kutrone del në minutën e 68të, pa regjistrua­r asnjë tentativë drejt portës së Ospinës. Megjit- hëse, Arsenali ul ndjeshëm ritmin, i kënaqur nga rezultati, Kesi shtron një tapet të kuq për Uollkot, duke gabuar një pasim drejt Donarumës. Është dalja e këtij të fundit, që mban Milanin në lojë për pjesën e mbetur të takimit, por ekipi i djeshëm ishte hija e vetvetes dhe në Londër misioni "kualifikim" është thuajse i pamundur. Gatuzo hedh në lojë dhe Kaliniç e Borinin, por frytet nuk janë ato të ndeshjeve të fundit me Milanin që nuk arrin të krijojë asnjë rrezik në zonën e miqve. Dhjetë goditjet e këndit dhe disa tentativa pa shumë preten-

dime janë gjithçka korri Milani në 100 minutat (90 plus shtesa) e "San Siro"- s. Ndeshja e kthimit, pas një jave për hir të së vërtetës, shërben pak me kuqezinjtë, të cilët duhet të shpresojnë në një harakiri të Arsenalit për të siguruar kualifikim­in.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania