Panorama Sport (Albania)

Realizoi golin e sezonit, gati mega rinovim për Dibalën

Priten 5 vite kontratë, por pa klauzolë shitjeje

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Të gjithë juventinët prisnin nga Gonza lo Higuain dhe Paulo Dibala dhe dy fenomenët e sulmit nuk i zhgënjyen tifozët e tyre. Dy gola në më pak se tri minuta (saktësisht 2.49), përmbysje, fitore dhe kualifikim. Bardhezinj­të bënë diçka heroike edhe njëherë tjetër dhe tashmë presin plotësimin e tetë skuadrave finaliste të Champions-it dhe hedhjen e shortit, për të njohur kundërshta­rin e radhës. Ndërkohë, në Torino, për stafin teknik dhe skuadrën është koha për të menduar për rivalin e radhës, Udinezen, të dielën, ndërsa stafi drejtues ka nisur punën për të blinduar rikthimin e madh dhe "diamantin" e tyre, Paulo Dibalën. Vendimtar kundër Lacios, me një gol në minutën e 93-të, por akoma më shumë, ai ndaj Totenhemit është goli i sezonit, të paktën deri në këtë pjesë të tij, sepse i lejon "Zonjës së Vjetër" që të jetë ende në lojë për tripetën. Prandaj, duke parë edhe sulmin që nuk rresht nga Spanjë dhe Anglia, respektivi­sht me Barcelonën, Realin e Madridit dhe Mançester Junajtid, drejtori i përgjithsh­ëm, Xhuzepe Marota, po mendon për rinovimin e radhës së numrit 10 bardhezi. Numri dy i klubit kërkon që të shtyjë milionat, edhe pse ata janë të shumtë, por mbi të gjitha kërkon që të bindë edhe vetë Paulo Dibalën se Juventusi është skuadra e tij aktuale dhe e së ardhmes, duke i ofruar vëllait të tij menaxher, një marrëveshj­e të re, e cila do t'i mbushë edhe më shumë xhepat e argjentina­sit. Kontrata e re që përflitet menjëherë pas kualifikim­it në Ligën e Kampioneve, flet për 5 vite të tjera qëndrimi në Torino, skadenca 2024 dhe me një pagë që do ta bëjë më të paguarin në skuadër dhe normalisht në Serinë A: 8.5 milionë euro neto në sezon, plus 1.5 milionë të tjera në formë bonusesh (500 mijë për 15 gola sezonalë, 500 mijë nëse luan 70 për qind të ndeshjeve sezonale dhe 500 mijë në rast fitimi të titullit). Këto bonuse duken lehtësisht të arritshme për një fenomen siç është Paulo Dibala, prandaj të dyja palët pritet që të ulen shumë shpejt në një tavolinë dhe të bisedojnë akordin e ri prej 50 milionë eurosh në total, për pesë vitet e ardhshme. Për më shumë, në akordin e ri, nuk do të parashikoh­et kurrsesi një klauzolë shitjeje, edhe pse në rastin e rinovimit të kaluar, menaxherët e vjetër të lojtarit kërkuan vënien e një shifre për prishjen e akordit, por që nuk u pranua nga Marota dhe nuk do të pranohet as në rast të firmave të radhës mes Juventusit dhe Dibalës.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? Alesandro Del Piero ka qenë në Meksikë, të mërkurën, si ambasador i UEFA-s për turin e paracaktua­r, që trofeu i Ligës së Kampioneve do të "parakalojë" edhe në kontinente­t amerikane, për tifozët e shumtë. Por në orarin për ndeshjen mes Totenhemit dhe...
Alesandro Del Piero ka qenë në Meksikë, të mërkurën, si ambasador i UEFA-s për turin e paracaktua­r, që trofeu i Ligës së Kampioneve do të "parakalojë" edhe në kontinente­t amerikane, për tifozët e shumtë. Por në orarin për ndeshjen mes Totenhemit dhe...

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania