Panorama Sport (Albania)

“Zjarr” për Europën, sot klubet tregojnë muskujt

Kalendar ferri, vetëm Skënderbeu-Lushnja luhet për... qejf

- TOMOR SHEHU

Luftëtari do të kërkojë sot fitoren e radhës për të vazhduar ecurinë e rezultatev­e pozitive. Edhe pse përballë është Partizani, bluzinjtë e Hasan Likës janë të bindur se, me formën që po kalojnë, mund të marrin maksimumin. Gjirokastr­itët kanë që prej muajit nëntor që nuk pësojnë humbje në kampionat, teksa kundër "demave" luajnë për rezultatin e 12-të pozitiv radhazi. Dje, në konferencë­n për shtyp, u shfaq optimist edhe vetë trajneri Hasan Lika. Ky i fundit ka drejtuar në periudha të ndryshme Partizanin, madje si pjesë e stafit teknik të të kuqve ka fituar edhe titullin e fundit kampion, atë të sezonit 1992-1993. I pyetur nëse do ta kënaqte një barazim në kryeqytet, Lika theksoi se skuadra e tij do të futet në fushë për fitoren. "Futbolli i ka të tria rezultatet, por neve na intereson fitorja. Nuk është se këtë e kërkojmë vetëm ndaj një ekipi si Partizani. Na duhet të vazhdojmë rezultatet pozitive, pavarësish­t se nuk është ai Partizan i dy fazave të para. Nuk do të firmosja për një barazim, por rëndësi për ne ka që të zhvillojmë lojën që ne dimë të bëjmë. Fakti që kemi 11 ndeshje pa humbje, do të thotë që jemi një ekip i kompletuar dhe dimë të luajmë futboll. Besoj se i kemi merituar plotësisht këto rezultate, por edhe pozitën në renditje. Kam besim se nëse vijojmë kështu, mund të synojmë për më lart në renditje", u shpreh fillimisht trajneri Lika. KUNDËR DALIPIT

Pak vite më parë, Lika ishte në krye të Partizanit, ndërsa si ndihmës ishte Klevis Dalipi. Sot do të jenë kundërshta­rë dhe këtë sfidë trajneri i Luftëtarin e kalon me një batutë. "Me Dalipin kam punuar, e kam koleg dhe kemi marrëdhëni­e të mira. I uroj suksese te Partizani, por vetëm pas ndeshjes me Luftëtarin. Kjo nuk do të thotë se secili nga ne nuk do të kërkojë fitoren e skuadrës që drejton. Me këdo trajner që jam përballur, i kam shtrënguar duart pas ndeshjes. Kjo është normale, por me Dalipin duart do t'i shtrëngojm­ë edhe më fort, pavarësish­t si do të përfundojë loja. Jemi kundërshta­rë, si dy shahistët kur luajnë, si dhe shumë shokë kur loja ka përfunduar. Kjo është normale në futbollin profesioni­st", deklaroi kreu i pankinës bluzi. Në fund, i pyetur për mungesat, ai u shpreh: "Për sa u përket Xheksonit dhe Rapos, që u dëmtuan dhe u zëvendësua­n në ndeshjen me Kamzën, janë të gatshëm. Shkurtaj? Do të konsultohe­mi me mjekët dhe do vendosim".

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania