Panorama Sport (Albania)

Junajtid-Liverpul, Salah do hakmarrje

“Ndeshje historike jo vetëm në Angli, por në të gjithë botën”

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

asti më i mirë për të turbulluar është përpara një ndeshjeje të madhe dhe Zhoze Murinjo është ekspert i kësaj taktike. Konferenca për shtyp përpara ndeshjes me Liverpulin, nis me një sulm të trajnerit portugez ndaj kritikëve të stilit të tij të futbollit, me në krye legjendën e klubit Geri Nevil. Ish-mbrojtësi i "djajve" e kritikoi ashpër taktikën e Junajtid gjatë përmbysjes ndaj Kristal Palasit të hënën, duke e drejtuar gishtin në veçanti ndaj Pogbasë dhe Sançezit. "Nuk kam parë një skuadër më joefikase të Zhoze Murinjos sesa kjo. Duket sikur secili luan për qejfin e tij, nuk ka një skuadër, por vetëm lojtarë. Pogba duket sikur luan në park me shokët e tij", tha Nevil në "Sky Sports". "Disa nga këta djemtë që kanë një mendim nuk mundën dot t'i zgjidhin problemet e tyre kur ishin menaxherë. Ata japin opinione sikur janë zgjidhjet për gjithçka, por nuk është kështu. Ndonjëherë unë lexoj dhe dëgjoj, ndonjëherë jo. Këtë javë isha më shumë i përqendrua­r të shijoja Champions-in, Ligën e Europës dhe përgatitur ndeshjen time se sa të dëgjoja

ata", tha trajneri i Junajtid. Ai konfirmoi se Maruan Felaini është rikthyer në dispozicio­n pas operacioni­t në gju që e mbajti 7 javë jashtë. Portugezi i thuri elozhe edhe "rreshterit" Lukaku, i cili shënoi golin e barazimit ndaj Palasit dhe luajti si qendërmbro­jtës në sekondat e fundit në "Selhurst".

"Ai është një djalë i rëndësishë­m për mua, një nga ata djem që unë besoj. E adhuroj karakterin e tij. Ndaj Palasit nuk ndodhi asgjë e rëndësishm­e pas golit tonë të tretë, por unë i kërkova të luajë si qendërmbro­jtës mes Smollingut dhe Lindelofit në linjën me 5 veta sepse nuk mund të bëja më ndërrime. Kështu që, kur i them një sulmuesi 'shko dhe bëje atë punë për mua', ai është një rreshter. Jua kam thënë disa herë se për mua nuk kanë rëndësi vetëm golat që ai shënon, por edhe ndihma dhe shpirti që jep për skuadrën". Përballja e sotme ndaj Liverpulit, është një shans për "djajtë" që të çimentojnë vendin e dytë në kampionat, por Murinjo e injoron skuadrën e Klopit, duke thënë: "Për mua është vetëm një ndeshje e madhe mes dy klubeve historike jo vetëm në Angli, por edhe në botë dhe në këtë moment është e rëndësishm­e për vendin e katërt dhe për vendin e dytë. Megjithatë, unë ende nuk i shoh disa ndeshje si rivale speciale. Është vetëm një ndeshje e madhe, sepse po flasim për dy klube të mëdha. Dua të fitoj padyshim, sepse është skuadra pas nesh, por unë nuk jam shumë i zoti në këtë rivalitet. Çdo kundërshta­r është një rival".

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania