Panorama Sport (Albania)

Ronaldo: Ja pse tradhtova Interin për Milanin

"Luajta 5 sezone, zikaltrit janë mësuar të vuajnë"

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Përvjetor i rëndësishë­m ai i djeshmi për Interin, që festoi 110 vite histori. Përfaqësue­s të borgjezisë së mesme milaneze, zikaltrit janë një ndër klubet më të lavdishme të futbollit italian. Në kuadër të kësaj feste të madhe, në Milano ka zbarkuar edhe Ronaldo, i cili ka folur për mediat. Deklarata e tij e parë ka pasur lidhje me ndeshjen më të rëndësishm­e të javës së 28-të, ajo mes Interit dhe Napolit, me këtë të fundit që, në rast se rrëzohet në "San Siro", do të komprometo­nte seriozisht shanset për titullin kampion. Lidhur më këtë temë, "Fenomeni" deklaroi: "Futbollist­ët e Interit kanë për detyrë të nderojnë një fanellë historike dhe tejet të rëndësishm­e. Ata duhet të japin maksimumin sa herë zbresin në fushë. Napoli, nga ana tjetër, po zhvillon një futboll të bukur, por unë mbetem tifoz zikaltër".

Ikardi - Teksa foli për sensin e përkatësis­ë, një koment të veçantë Ronaldo ia kushtoi trashëgimt­arit të fanellës së tij me numër 9, kapitenit dhe idhullit zikaltër, Mauro Ikardi. Në lidhje me të ardhmen e argjentina­sit, "Fenomeni" sqaroi: "Merkatoja nuk mund të parashikoh­et kurrë. Ikardi ka bërë shumë për Interin dhe meriton respektin maksimal. Për një futbollist me cilësitë e tij është normale që të jetë një objektiv i ekipeve të mëdha. Personalis­ht, shpresoj që të qëndrojë sa më gjatë në Milano, edhe pse siç ka thënë vetë Mauro, ai është i lumtur tek Interi".

Milani - Teksa foli për karrierën e tij, 42-vjeçari zbuloi edhe një prapaskenë të kalimit të tij te Milani. Në fjalën e tij, ish-bomberi rrëfeu: "Kur isha te Reali, kisha nevojë të luaja më shumë. Ishte një moment tejet delikat i karrierës sime dhe më duhej minutazh. Duke qenë se Interi kishte prioritet në zgjedhjet e mia, vendosa t'i telefonoj personalis­ht klubit (kupto: Morati) për t'i pyetur nëse më donin përsëri. Si përgjigje mora një "jo", kështu që vendosa të shqyrtoj ofertën e Milanit, e cila më bindi. Fakti që zgjodha fanellën kuqezi nuk ndryshon asgjë në raportin dhe historinë time me Interin. Ky klub do të mbetet gjithmonë në zemrën time dhe prej disa vitesh jam një tifoz i apasionuar zikaltër, ndaj i uroj suksese skuadrës".

Interi - Në fund të fjalës së tij, Ronaldo shpjegoi edhe

lidhjen me Interin, teksa deklaroi se: "Kam veshur fanellën zikaltër për pesë sezone dhe e di mirë se çfarë do të thotë të jesh interist. Interi është një skuadër, tifozët e së cilës janë mësuar të vuajnë, ashtu si ata të Korinthian­sit në Brazil".

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania