Panorama Sport (Albania)

Poçetino akuzon Juven: Anjeli, presion arbitrit

"E rrethuan në tunel përpara dhe pas pjesës së parë, do marrim edhe ne shembull nga ata"

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Origjina e familjes së tij është nga Tori no, vetë ai pranoi se është një tifoz i Juventusit, pasi shkeli tokën e të parëve të tij më 12 shkurt, përpara ndeshjes së vajtjes së Champions-it. Por dashuria, të paktën për ngjyrat e skuadrës së tij, përfundoi shumë shpejt, menjëherë pas eliminimit që i shkaktuan Higuain dhe Dibala, ndonëse për trajnerin e Totenhemit, Mauricio Poçetino, më shumë sesa në fushë, ky duel u vendos jashtë fushe dhe akuzat e tij janë shumë të ashpra. "Do doja vetëm të shpjegoja që një skuadër si Juventusi na dha një leksion sesi mund të sillemi në situata të tilla. Përpara ndeshjes me ne në 'Uembli' ishte vetëm Anjeli (presidenti bardhezi), ndërsa pas pjesës së parë, lista u shtua me Anjelin, Marotën dhe disa drejtues të tjerë. E pashë saktësisht që në pjesën e parë nuk nguruan që të vinin nën presion arbitrin, aq sa gjyqtari nuk na akordoi dy penallti për prekje të topit me dorë në zonë (një e Kielinit, tjetra e Benatias, sipas Poçetinos)... Ndoshta po, ishte penallti edhe faulli i Vertongeni­t, por gjërat balancohen... Pikërisht këto detaje janë ato që në fund të një ndeshjeje paracaktoj­në në mënyrë groteske fatin e një ndeshjeje, - shpërthen trajneri i Totenhemit në konferencë­n për shtyp, përpara duelit që ekipi i tij ka me Bornmëthin. - Te Juventusi janë specialist­ë, janë mësuar të fitojnë, por në të njëjtën kohë që të vënë në presion edhe arbitrin. Janë mësuar të kenë pronarin e tyre (referuar Anjelit) në korridor, në tunel, përpara dhe gjatë

ndeshjes... Është një klub që ka si kulturë përdorimin e pushtetit të drejtuesve, që skuadra të fitojë më lehtë në fushë. Ajo ishte një ndeshje e rëndësisë së madhe, prandaj tani e tutje edhe ne duhet të mësojmë që ndeshje si këto, të mos i luajmë vetëm brenda

fushës, por edhe jashtë saj. Janë dy ndeshje të ndara... Pastaj, sigurisht që lojtarët si Bufon e Kielini, njerëz me eksperienc­ë në Champions, në çdo sezon, me dy finale mbi shpatulla në tre vitet e fundit, dinë të japin diçka më shumë se të tjerët".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania