Panorama Sport (Albania)

Habitet Pakult: Lojtarët këtu bëjnë si të dëmtuar

“Teuta është e motivuar, por sot dua vetëm 3 pikët”

- SKERDILAID SULOZEQI

Kukësi kërkon të blindojë vendin e dytë të renditjes, por përballë ka një kundërshta­r jo fort komod. Teuta do të bëjë gjithçka për të marrë pikë në "Zeqir Ymeri" për t'iu larguar zonës së ftohtë. Edhe trajneri Pakult u trembet bregdetarë­ve dhe thotë se ata do të vijnë në Kukës për të luajtur me kundërsulm­e dhe për të marrë pikë.

Pse e braktisët idenë për të mos luajtur më në Kukës?

Jam njeriu i gabuar për t'ju përgjigjur kësaj pyetjeje.

Si e shikoni ndeshjen me Teutën, duke qenë se ata janë në vend të parafundit dhe kërkojnë pikë në Kukës?

Javën e kaluar në Lushnjë e pamë se askush nuk dorëzohet, pavarësish­t renditjes. E dimë që Teuta nuk vjen më në Kukës për humbje, por kërkon maksimumin nga ndeshja. Do të tentojnë të luajnë me kundërsulm­e dhe e di që kanë lojtarë të rrezikshëm dhe me plot vetëbesim po futemi në ndeshje vetëm për ta fituar atë.

Shënoni, por dhe pësoni, duke iu referuar dy golave të pësuar ndaj Skënderbeu­t dhe një ndaj Lushnjës. Si do e rregulloni këtë problem?

Lojtarët janë të vetëdijshë­m për atë që ka ndodhur në ndeshjet e fundit dhe nuk vetëkënaqe­n për të lënë lojën. Mendoj se sa i përket Skënderbeu­t, dihet që ka lojtarë të mirë, prandaj kryeson renditjen. Për golin me Lushnjën keni të drejtë, sepse nuk ia lejoj ekipit tim të pësojë ato gola. Gjithsesi ditëm ta menaxhonim mirë situatën. Në pjesën e dytë kishim mundësi për të shënuar golin e tretë, por nuk ditëm të shënonim. Raste humbën Kale që donte të shënonte gol spektakola­re, apo dhe Guri e Shkodra. Ta kishim golin e tretë në Lushnjë, do të ishte tjetër gjë. Po punojmë që të shënojmë më shumë gola dhe të rregullojm­ë këto gjëra.

Sa ndihet mungesa e Bakajt si në aspektin taktik, por dhe në aspektin psikologji­k?

Nuk po mendoj shumë për largimin e Bakajt. Ajo është një e shkuar, tani flasim për të ardhmen. S'kemi nevojë të flasim për kualitetin e tij, pasi ka bërë shumë për ne, por duhet të shohim para tashmë. Gjërat duhen mbyllur dhe do të merret maksimumi nga ndeshjet.

Me largimin e Bakajt, pesha e sulmit do t'i kalojë Gurit. Duke qenë se Bakaj ka shënuar plot 6 penallti, në vazhdim mund t'i jepen Gurit?

Nuk do ta cilësoja që çdo gjë do t'i ngarkohet Gurit, për mua s'ka rëndësi kush shënon, por rëndësi ka që ne të qëndrojmë si ekip dhe t'i bëjmë gjërat në mënyrën e duhur.

Si është gjendja e grupit? Përveç Shametit që mungon për shkaqe kartonësh, të gjithë janë gati.

I druheni euforisë së Teutës, duke parë atë gol ndaj Partizanit?

Ndeshja e nesërme (sotme) do të jetë shumë ndryshe dhe sa i përket euforisë ajo do të varet nga ne, se sa hapësira do t'i japim ekipit të Durrësit.

Keni tre muaj në Shqipëri, çfarë ju ka bërë më shumë përshtypje nga futbolli shqiptar?

Makinat (qesh). Sa i përket futbollit, jam ambientuar me Shqipërinë dhe do veçoja që nëpër faulle ka shumë zvarritje të lojtarëve dhe bie shumë ritmi i lojës. Lojtarët sillen sikur janë dëmtuar shumë, duke vonuar

minutat. Nëse ndryshon kjo mund të evoluojë shumë si në kampionate­t e tjera europiane, por unë jam ambientuar me këtë.

Kukësi i druhet më shumë ekipit të vet apo terrenit ndaj Teutës?

Nëse futemi me frikë në lojë, dihet që humbim. Mendoj që ata që luajnë futboll, nuk duhet të druhen apo të kenë frikë, pasi nga kjo arsye vjen humbja. Ajo që duhet është respekti për kundërshta­rin. Ne duhet vetëm të bëjmë më mirë, me aq mundësi sa kemi do të tentojmë të luajmë futboll të

bukur dhe të bëjmë ndeshje të mira. Në Shqipëri kërkohet nga lojtarët më shumë sesa është kapaciteti i tyre. Sa i përket ekipit tonë, më pëlqen ideja që futemi në çdo ndeshje për fitore. Kukësi është ekip me mentalitet fituesi dhe pse nuk është e mundur të fitosh gjithmonë, por mentalitet­i jonë është ai i duhuri. Pastaj ka diçka tjetër, që kur bën gjëra të mira në futboll, çdo kundërshta­r apo trajnerët e ekipeve kundërshta­re përgatisin ndeshjen dhe si dihet sesi shkon, nuk mund ta parashikos­h ndeshjen.

 ??  ?? Trajneri Pakult dhe drejtori sportiv, Nexhipi, gjatë konferencë­s së djeshme
Trajneri Pakult dhe drejtori sportiv, Nexhipi, gjatë konferencë­s së djeshme

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania