Panorama Sport (Albania)

Hejnkes ndryshon mendje: Ndoshta s'e lë Bajernin

Trajneri mohon papritur largimin në fund të sezonit

-

Trajneri i Bjernit, Jup Hejnkes, ka deklaruar dje përpara mediave në prag të ndeshjes për kampionat ndaj Hamurgut se nuk ka thënë asnjëherë se do të largohet nga Bajerni në fund të sezonit. Një deklaratë që ka shokuar të gjithë të pranishmit. Ndërkohë, trajneri la përgjysmë konferencë­n për shtyp, dhe në sallë shumë veta u bënë konfuzë. Shumë pëshpëritë­n në zë nëse ai do të qëndrojë apo do të ikë nga Bajerni në fund të sezonit. Vetëm pak ditë më parë, Hjenkes pati këshilluar klubin të merrte Tomas Tuhelin si zëvendësue­sin e tij. Ndoshta 72- vjeçari ka nderuar mendje dhe do të qëndrojë. Mediat spekulojnë me faktin se ka pasur një takim të fshehtë midis tij, Hënesit dhe Rumeniges, para disa ditësh. Takim ky që është zhvilluar në një restorant në periferi të Bavarisë për të shmangur praninë e ndonjë "paparaci". Këto gjithsesi janë vetëm spekulime të medias gjermane për momentin.

Si e parashikon­i ndeshjen ndaj Hamburgut?

Është një ndeshje e vështirë, ata janë në fundin e

tabelës dhe do të luajnë gjithçka ndaj nesh. Më vjen keq teksa i shoh në atë gjendje. Në ndeshjen e fundit ndaj Maincit, ata duhet të fitonin 2-0 ose 3-0, patën shumë raste shënimi. Hamburgu është një ekip që i përket Bundesligë­s dhe do të na

mungojë shumë në rast se ata nuk do t'ia dalin të shpëtojnë në fund. Këto vitet e fundit nuk kanë bërë mirë, ndaj dhe gjenden në vështirësi. Ne kërkojmë fitoren për të treguar vazhdimësi­në.

Si e komentoni rinovimin e Kimish?

Kimish është një lojtar shumë i mirë. Më pëlqen karakteri që ka, për moshën që ka, është shumë i pjekur. Është në gjurmët e Filip Lamit, dhe kjo më pëlqen tek ai. Sigurisht që një ditë mund të bëhet kapiteni i Bajernit. Nuk ka asgjë për t'u çuditur.

Do të luajë Hames Rodrigez?

Ai është stërvitur mirë gjatë gjithë javës. Fizikisht është i gatshëm të luajë që sot, por nuk dua të rrezikoj. Mund të mungojnë dhe Tiago me Roben, ndaj nesër prisni surpriza në formacion. Kemi shumë lojtarë në ekip që mund të bëjnë mirë për ekipin.

Si është gjendja e Manuel Nojerit?

Nuk e di saktësisht se kur Nojer do të jetë në fushë me skuadrën. Ai duhet të rikuperohe­t plotësisht. Rikthimi i tij mund të jetë në prill ose

në maj. Stafi mjekësor e di më saktë datën e kthimit.

Do të largohet Alaba në fund të sezonit?

David ka thënë vetëm se e shihte veten në një ekip tjetër në të ardhmen. Çfarë të keqe ka këtu? Mos i merrni gjërat kaq seriozisht. Dhe unë skam thënë kurrë që do të largohem më 30 qershor. Çfarë do të thotë kjo? Kjo do të thotë që nuk më keni dëgjuar asnjëherë të them se do të largohem më 30 qershor. Kështu që... asgjë. Për ju gazetarët, rëndësi ka fakti se kush do të jetë trajneri ri.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania