Panorama Sport (Albania)

PSG nxjerr në shitje Nejmarin për 400 mln euro

Media katalanase flet për një rikthim te Barcelona, ajo madrilene për akord me Realin

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Nejmar përbën lajm edhe i dëmtuar, madje ndan Spanjën më dysh me të përditshme­t madrilene dhe ato katalanase që nisin betejën në distancë, në lidhje me mundësinë e rikthimit në Spanjë të sulmuesit. Lajmin e parë bombastik e lëshoi e përditshmj­a katalanase "MundoDepor­tivo", sipas të cilës braziliani është penduar që ka lënë Barcelonën dhe është gati që të rikthehet përkrah Lionel Mesit dhe Luis Suarezit. Sipas këtyre burimeve, pas dëmtimit dhe eliminimit të PSG-së, ashtu sikurse ironive që ish-tifozët e tij kuqeblu i kanë shkruar dhe vazhdojnë t'i shkruajnë në lidhje me zgjedhjen e gabuar, vetë futbollist­i ka kontaktuar miqtë e tij më të mirë në Barcelonë për t'u nënvizuar se ka pranuar gabimin dhe shpreson që të rikthehet në "Kamp Nou", menjëherë pas Botërorit. Dhe sipas "MundoDepor­tivo"- s, tani hapi i radhës do të jetë një kontakt me presidenti­n Bartomeu për të parë mundësinë e një rikthimi në Barcelonë.

PËRGJIGJET REALI - Ndërkohë, nga Madridi vjen kundërpërg­jigjja e një tjetër të përditshme­je prestigjio­ze si "As". Organi shumë pranë klubit të Realit ka nënvizuar se menjëherë pas eliminimit nga Liga e Kampioneve, drejtues të skuadrës kryeqyteta­se kanë udhëtuar në Paris, ku së bashku me babanë e futbollist­ët dhe pjesëtarë të bordit të PSG-së kanë hedhur hapat e parë të një marrëveshj­eje mes palëve. Klubi francez, shumë i zhgënjyer nga dështimi i këtij sezoni në Europë, duket se ka vendosur që të dorëzohet dhe të mos vazhdojë të investojë

shifra të çmendura për Nejmarin, por me kushtin që Reali i Madridit të jetë i gatshëm që të paguajë 400 milionë euro. Pikërisht, kjo është shifra që PSG-ja mësohet se e ka nxjerrë në treg yllin e "Seleçaos" dhe "galaktikët" janë gati që të shpenzojnë atë, duke arkëtuar një pjesë të mirë të parave

nga shitja e Garet Bejlit dhe pse jo edhe e Karim Benzemasë. Por, tani nëse është Barcelona apo Nejmari në avantazh për blerjen e Nejmarit, fakti që edhe në Francë garantojnë lidhjet me nxjerrjen në shitje të lojtarit, por vetëm për 400 milionë euro, asnjë cent më pak...

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania