Panorama Sport (Albania)

Vllaznia ngre zërin për arbitrat, FSHF i çon Jorgjin

“Luajmë një tjetër finale, ndiej keqardhje që ndonjë lojtar në formë do të mbetet në stol”

- ADMIR URUÇI

Ndeshja ndaj Ka mzës shihet si një tjetër finale për Vllazninë. Trajneri Ernest Gjoka është munduar që të mbajë skuadrën me këmbë në tokë dhe dje në konferencë­n e shtypit ka theksuar rëndësinë që ka takimi kundër skuadrës, që ai vetë e ka drejtuar në Kategorinë Superiore gjashtë vite më parë. Duke folur para mediave, Gjoka ka ngritur shqetësimi­n e përgjegjës­isë që duhet të kenë futbollist­ët për situatën ku ndodhet skuadra. Për trajnerin do të ishte diçka shumë e mirë, nëse do të fitohej në Kamëz sepse kjo gjë do ta fuste edhe kundërshta­rin në vorbullën e rënies nga kategoria. Megjithatë, e rëndësishm­e është për kreun e pankinës që Vllaznia të mos humbasë.

Keni kërkuar qetësi nga skuadra. Kaq shumë ndihet presioni i pikëve?

Kam kërkuar qetësi nga skuadra sepse në radhë të parë, kjo është profesiona­le. Pas ndeshjes me Flamurtari­n që kaluam me sukses, duhet të vazhdojmë të jemi të kujdesshëm sepse kemi hyrë në një fazë të kampionati­t ku tashmë nuk lejohen gabimet.? Prandaj, duhet të jemi të qetë para një ndeshjeje që është akoma më e vështirë se ajo që kaluam.?

Është ndeshja me Kamzën si finale për Vllazninë??

E kemi thënë edhe më përpara, jemi të dënuar që të kemi çdo ndeshje si finale. Prandaj, edhe kjo javë është një tjetër përballje e vështirë, një tjetër përpjekje, një tjetër sakrificë, në të cilën duhet patjetër të bëjmë hap pozitiv.

Pas Flamurtari­t duket se ka ndryshuar diçka për mirë në skuadër...?

Po mundohemi që çdo ditë të bëjmë diçka të mirë, por kampionati është shumë i egër dhe nëse nuk jemi seriozë e të vëmendshëm, mund të kthehemi sërish aty ku ishim.? Prandaj duhet të vazhdojmë të jemi të kujdesshëm në çdo ndeshje që kemi përpara.?

Keni frikë nga euforia e skuadrës pas fitores së fundit??

Nuk është çështje euforie, është çështje sigurie sepse Vllaznia ka lënë shumë pikë rrugës dhe tashmë duhet të fillojmë të mbledhim sa më shumë për të mbushur atë gropë të madhe që është krijuar para disa kohësh.?Pra,

them që duhet të jemi shumë të kujdesshëm dhe seriozë. Nuk ka çështje euforie këtu.?

Çfarë do të thotë një fitore ose një humbje në Kamzë për vazhdimësi­në e kampionati­t?

Çdo ndeshje që kemi kaluar deri më sot ka qenë një pikë kyçe, prandaj edhe Kamza është e tillë, sepse pas çdo ndeshjeje pozitive, vjen një tjetër akoma edhe më e vështirë.?Dhe nëse nuk arrijmë ta kalojmë me pozitivite­t edhe këtë takim, mbesim prapë në vend-numëro. Kjo është ajo që na shqetëson, prandaj themi se çdo ndeshje është finale.?Kjo në Kamëz është një finale tjetër, sepse, e para, një rezultat pozitiv i joni do të na jepte mundësinë të krijojmë sa më shumë shkëputje nga prapa.?Dhe e dyta, të afrohemi

sa më shumë me kundërshta­rin që kemi më lart në renditje.?

Formacioni duket i plotë për këtë ndeshje...

Formacioni është i plotë, por jemi në një moment kur shumë lojtarë të Vllaznisë janë në gjendje optimale dhe në fakt kam edhe një keqardhje në këtë mes sepse luajnë vetëm 11.?Dikujt i bie që të jetë edhe në stol, por duhet të jenë të gatshëm në çdo moment sepse Vllaznia do të ketë nevojë për secilin prej tyre.?

A do të jeni të kënaqur edhe me një barazim??

Vetëm humbjen nuk duhet të mendojmë. Duhet të jemi shumë të kujdesshëm, shumë racionalë, shumë seriozë, shumë guximtarë që të mos dalim pa diçka nga fusha e Kamzës.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania