Panorama Sport (Albania)

Kategoria I, “treni i fundit” për Besëlidhje­n

Tre nga gjashtë gola me kokë ia kanë shënuar Pogradecit

- ADELA MERKO

Të premten pasdite, Besëlidhja u dha fund përgatitje­ve për sfidën ndaj Kastriotit që do të luhet sot në orën 14:00 në stadiumin e Lezhës. Java e 19-të shënon edhe startin e fazës së tretë të kampionati­t. Si zakonisht, në ditën e fundit stërvitore, Besëlidhja iu nënshtrua një stërvitjej­e të lehtë, ku u përqendrua kryesisht në...

Tirana është një "makineri" golash në Kategorinë e Parë. Plot 46 herë e kanë dërguar topin në rrjetë, duke dëshmuar se askush nuk është më mirë se ata. Megjithatë, edhe bardheblut­ë nuk janë perfeksion­istë. Kjo u pa qartë nga kërkesa e llogarisë që Ze Maria shfaqi në stërvitjen e zhvilluar dje në "Skënder Halili" në orarin e ndeshjes. Veç ushtrimeve klasike dhe lojërave me dha pa top, ai u mor ndjeshëm me gjuajtjet në portë. Dhe këtë herë jo goditjet dosido. E gjithë skuadra u vendos për minuta me radhë para portierëve për të treguar se sa cilësi kishin te gjuajtjet me kokë. Rezultati deri diku ishte i kënaqshëm, e sidomos prej lojtarëve të sulmit apo atyre që janë më shtatlartë­t e ekipit. Megjithatë, diçka që nuk shkon tek organika e tij e ka parë braziliani, derisa ka menduar që t'i stërvitë një për një me gjuajtjet me kokë. Duket se kjo do të jetë strategjia e re e kryeqyteta­sve, të cilët duke filluar nga nesër, do të startojnë edhe

"luftën" nga... ajri. Shkalla e gabimeve tashmë është minimale. Me vetëm dy pikë më shumë se Bylisi ndjekës, Tirana synon që të marrë maksimumin e mundshëm nga faza e "play off'-it, e cila përcakton njëherë e mirë se kush do të ngjitet në elitë në

mbyllje të këtij kampionati. Pasi gjatë javës ka punuar me gjuajtjet në aksion apo ato nga distanca, trajneri brazilian u ndal edhe te gjuajtjet me kokë, pasi tashmë pret më shumë rrjeta në këtë formë. Dhe po të bësh një rezyme të këtij sezoni,

kur janë luajtur 18 javë, në total kanë realizuar 13% të golave në "ajër". Dhe prej 6 golave që kanë bërë në këtë formë, gjysmat i kanë përballë Pogradecit, kundërshta­ri me të cilin luajnë edhe nesër. Një përkon në fazën e parë me autor Sentamunë

në të 30-ën minutë, pas këndores së harkuar nga Doka. Dy të tjerat i kanë në fazën e dytë dhe mbajnë "firmën" me ugandezit dhe Qilimit, ndërsa në të dyja rastet njeriuasis­t është Alket Çelhaka. Kur 3 herë kanë ndëshkuar të njëjtin rival,

kuptohet qartë se përse skuadra më e titulluar në vend edhe dje u përqendrua te ky ushtrim. Sakaq, rrjetat e tjera i kanë realizuar me kokë Ngoo kundër Turbinës, Turtulli përballë Ilirisë dhe Cake së fundmi ndaj Shënkollit.

 ??  ?? Bardheblut­ë duke perfeksion­uar goditjet me kokë
Bardheblut­ë duke perfeksion­uar goditjet me kokë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania