Panorama Sport (Albania)

"Ndihem i privilegju­ar, e di çfarë i mungon Partizanit"

-

Klevis Dalipi ka dalë dje para mediave për të folur për ndeshjen me Luftëtarin me statusin e plotë të trajnerit të parë. Trajneri i ri i të kuqve vjen pas një eksperienc­e 5vjeçare si zv.trajner i "demave" dhe shpreson që ta nisë me këmbën e mbarë eksperienc­ën e re. Ai e quan privilegj që karrierën e nis në drejtim të Partizanit dhe tregon arsyet pse e pranoi këtë sfidë të re dhe çfarë ndikoi te shkarkimi i Starovës. Ndaj Luftëtarit nuk priten ndryshime në formacion, pra, do të luhet si në javët e fundit, por Dalipi pohoi se, duke nisur nga sot, skuadra do të shpalosë idetë e tija. Ai tregoi se në ekip ka nisur ndryshimi, pasi lojtarët i shikon të çliruar dhe shpreson që ta realizojë edhe objektivin e vetëm që i ka mbetur klubit, sigurimi i të drejtës së pjesëmarrj­es në Kupat e Europës. Dalipi pohoi se i pëlqejnë sfidat e reja, ndonëse Partizani i "ha kokat" e trajnerëve. Gjithsesi, ai tha se nuk është nga ato tipa që mendon të keqen, por shpreson të bëjë më të mirën dhe e di çfarë i mungon ekipit. Ndeshjen e parë si trajneri i Partizanit do ta luani ndaj skuadrës që ju ka shkaktuar humbjen më të thellë, Luftëtari. Si ndiheni?

Si fillim, dua ta nis me një falënderim për presidenti­n Demi, klubin, drejtorin Olsi Rama që më plotësuan një nga ëndrrat e mia që e kam pasur si futbollist dhe e realizoj si trajner. Është privilegj i madh, të nis karrierën në një klub elitar si Partizani. Është një hap i madh, por vetëm fillimi. Jetëgjatës­ia varet nga rezultatet. Për humbjen më të thellë i përket së kaluarës, thjesht një statistikë. Këto ditë kam parë një ekip të motivuar, me dëshirën për të zbatuar çdo gjë që u është kërkuar. Besoj se skuadra do bëjë maksimumin sepse nuk i mungon asgjë. Vetëm fati ka qenë në këto ndeshje dhe për këtë e pësoi edhe trajneri Starova.

Jeni pjesë e klubit prej kohësh dhe e dini se posti i trajnerit nuk ka jetëgjatës­i. Si do të arrini ta ndryshoni këtë gjë? Kam edhe unë planet e mia, si çdo trajner tjetër. Ajo që më bën optimist është besimi që dha presidenca tek unë. Punoj prej pesë vitesh këtu, e njoh skuadrën dhe e di se çfarë i mundon, sigurisht në mënyrën time. Gjatë këtyre ditëve kam parë lojtarë që kanë dalë nga vetja dhe janë liruar. Shpresoj që kjo të pasqyrohet edhe në ndeshjen me Luftëtarin.

Dhe cila është mënyra juaj?

Këto janë gjëra që nuk mund t'i them dot nëse nuk ka rezultate. Do jetë më mirë të flasim pas ndeshjes. Luftëtari është një prej ekipeve me sulmin më të mirë në Superiore, si mund ta ndalni? Sigurisht që kemi punuar për të neutralizu­ar kundërshta­rin. Për ne është detyrim t'i fitojmë ndeshjet dhe për këtë duhet të bëjmë më shumë në aspektin sulmues. Për të marrë një barazim është më e lehtë, por ne nuk na vlen. Duhet të hyjmë në fushë vetëm për fitore. A e rrezikon pjesëmarrj­en në Europë humbja me Luftëtarin? Matematika nuk ta lejon, por kurrë nuk mendoj negativish­t. Nuk e ushqej veten se do të ndodhë diçka e keqe, pavarësish­t se mund të vijë. Natyrshëm jam i përgatitur që brenda 90 minutave me besimin e plotë dhe më atë çka është punuar, me atë çka kanë treguar lojtarët në stërvitje. Besimi është i madh, pasi lojtarët kanë shumë për të dhënë për këtë fanellë.

Jeni me fat, pasi grupi duket thuajse i plotë. Po Çani është gati?

Ka dhënë shenja pozitive në stërvitje. Do shohim edhe sot dhe më pas do vendosim nëse do jetë në pankinë. Grupi është i plotë, konkurrenc­ë ka, mungojnë vetëm rezultatet pozitive për të kapur minimalish­t Kupat e Europës.

Në stolin e Luftëtarit është Hasan Lika, kështu që debutimi juaj vjen ndaj një trajneri që keni hedhur hapat e para te Partizani...

Është një emocion i veçantë, pasi kemi punuar bashkë. Kjo është një ndeshje që jemi të dënuar ta fitojmë. Me Likën jemi miq, por brenda ndeshjes do të jemi kundërshta­rë.

A do të bëni ndryshime në formacion?

Nuk do ndryshoj gjë, pasi Starova ishte i pafat për një autogol që pësuam me Skënderbeu­n. Fati nuk ishte me të. Pësuam edhe në fund me Teutën. Do luajnë ata që e meritojnë, por kjo nuk do të thotë që nuk do të ketë ndryshime në vijim.

A ju kanë vënë drejtuesit ndonjë objektiv?

Synojmë Kupat e Europës. T'i marrim ndeshjet një e nga një, duke nisur nga takimi me Luftëtarin.

U trembeni faktorëve të jashtëm, pasi ka pasur ankesa ndaj gjykimeve?

Nuk e kam parim të ankohem, pasi ne duhet të mendojmë vetëm për fushën. Me këtë aspekt merret administra­ta e klubit. Ilir Cara

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania