Panorama Sport (Albania)

“Zjarr” për Europën, klubet tregojnë muskujt

Nga Partizani-Luftëtari te Kamza-Vllaznia, ja për çfarë luhet

- JORGIS MEMO

Nga Europa te mbi jetesa, në fushë çdo katër ditë dhe një sforcim i jashtëzako­nshëm që do të zgjasë deri të mërkurën. Sot të gjitha skuadrat e Superiores zbresin në fushë, ndërsa nga pesë çifte vetëm Skënderbeu­Lushnja është e destinuar të luhet për... qejf. Me korçarët e distancuar dhe thuajse kampionë, por edhe lushnjarët që vetëm matematika i mban në lojë, në Korçë duket si një ndeshje pa histori. Mirëpo, gjithçka ndryshon nëse sheh çiftet e tjera, duke filluar nga Partizani- Luftëtari për të vazhduar te Laçi-Flamurtari, Kamza- Vllaznia dhe Kukësi-Teuta. Një javë "zjarri" për Europën, me klubet që duhet të tregojnë muskujt para një ndeshjeje të papreceden­të të kalendarit. Vetë pranuan të nisnin Superioren në mes të shtatorit ( përveç Skënderbeu­t) dhe tashmë do të vuajnë pasojat, një kampionat që për nga ngjeshja e kalendarit me "krenari" i afrohet Premier Ligës. Por, për çfarë luhet në javën e 24-t? "Lufta" për një vend në Ligën e Europës ka përfshirë gjashtë skuadra që kanë një diferencë të vogël pikësh nga njëra- tjetra. Nga Kukësi i vendit të dytë (39 pikë) deri te Kamza që pozicionoh­et e shtata (32 pikë), janë vetëm 7 pikë diferencë. PARTIZANI-LUFTËTARI Një ndeshje ku duket se barazimi është rezultati i vetëm që nuk u bën punë skuadrave. Luftëtari vjen në kryeqytet me dy pikë më shumë se Partizani dhe me ambicie për të hedhur një hap të madh drejt konfirmimi­t të pozitave për vendin e tretë. Për të kuqtë, ky është takimi debutues i Kle-

vis Dalipit, por përballë ka skuadrën që turpëroi të kuqtë në fazën e dytë me shifrat 5- 0. Një fitore e "demave" i mban këta të fundit në lojë për Europën. Nga ana tjetër, në rast se gjirokastr­itët ia dalin të marrin tri pikë, atëherë konfirmohe­n skuadra për t'u mundur, si dhe zhysin Partizanin në luftë për mbijetesë. Po, po mbijetesë, sepse llogaria është e hapur, me Vllazninë dhe Teutën që kanë shanset e tyre në ndeshjet e sotme. LAÇI-FLAMURTARI Flamurtari ka që prej 18

shkurtit që nuk fiton në kampionat ( me një barazim dhe dy humbje radhazi). Nëse nuk ia del edhe sot në Laç, atëherë pozitat i lëkunden ndjeshëm për të mbajtur minimalish­t vendin e tretë. Kjo është ndeshja ku diferencat me pikë është vetëm +3 e vlonjatëve. Laçi do Europën dhe nëse ia del të thyejë Flamurtari­n, atëherë katapultoh­et në vendin e duhur, duke përfituar pse jo nga rezultatet e rivalëve direkte. Një provë force për të dyja skuadrat, me kurbinasit që kanë treguar se vuajnë jo pak në shtëpi. Ekipi i Duros ka shansin të tregojë se dy humbjet e fundit janë rastësi. KUKËSI-TEUTA

Takim delikat në "Zeqir Ymeri", me kampionët në fuqi që fusha e tyre u është kthyer në makth këtë sezon. Më e vështirë bëhet edhe për faktin se Teuta vjen të luajë gjithçka për gjithçka. Është nga ato sfida ku Kukësi nëse fiton mund të përfitojë dyfish ( distancohe­t nga vendi i tretë), duke pasur parasysh edhe përballjen në një shkallë të lartë vështirësi­e të Flamurtari­t ndjekës. Ndërsa durrsakët, duke mos pasur çfarë të humbin dhe për më tepër që janë në një zonë ku humbja nuk lejohet, do të provojnë të bëjnë hapin e madh. Një fitore në Kukës e Teutës mund të cilësohet si hap gjigant, teksa mban nën presion Vllazninë, duke shpresuar në të njëjtën kohë edhe te humbja e kësaj të fundit, që luan një transfertë delikate kundër Kamzës. KAMZA-VLLAZNIA Dy humbje radhazi dhe një presion gjithnjë e në rritje, pavarësish­t se është në një pozicion komod. Kamza ka shansin të tregojë se gjithë ajo pjesë e parë e sezonit e shkëlqyer nuk është rastësi, por një vazhdimësi. Fati i keq i skuadrës së Ndreut është se pret një Vllazni në formë dhe me një anë psikologji­ke të lartë. Fitorja e mundshme e shkodranëv­e fut vetvetiu në vallen e mbijetesës edhe Kamzën, ndërsa tri pikët e vendësve, do të konfirmoni­n jo vetëm pretendime­t për zonën europiane, por edhe faktin se Vllaznia është e destinuar të vuajë sërish. Makthet e sezonit të kaluar janë si një kujtim i afërt, por në Shkodër nuk besojnë se do t'i bëjnë tifozët me zemër deri në fund.

 ??  ?? Partizani-Luftëtari 5-0, aksioni i golit të Abazajt që bëri xhiron e botës në vitin e kaluar
Partizani-Luftëtari 5-0, aksioni i golit të Abazajt që bëri xhiron e botës në vitin e kaluar

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania