Panorama Sport (Albania)

Teuta me optimizëm, në Kukës e kënaq një pikë

Trajneri Gentjan Begeja: Kemi armët për ta goditur kundërshta­rin, s'flasim për Vllazninë

-

Pas barazimit me Skënderbeu­n në "Niko Dovana", Teuta kërkon të kthehet te fitorja në ndeshjen kundër Kukësit në transfertë. Përballë janë kampionët në fuqi, megjithatë ky fakt nuk i shqetëson bregdetarë­t që kërkojnë të vazhdojnë me ecurinë pozitive në kampionat. "Na pret një ndeshje shumë e rëndësishm­e për kampionati­n, por mund ta quajmë si ndeshje të radhës. Kukësi është një kundërshta­r dinjitoz, por ne do të shkojmë për rezultat pozitiv, pra për fitore. Gjithsesi edhe një barazim nuk është keq kundër Kukësit", tha fillimisht Begeja.

Në vitet e fundit Kukësi ka qenë një kundërshta­r shumë i vështirë për Teutën, çfarë duhet të bëjë ekipi për t'u kthyer me rezultat pozitiv? Ne kemi zhvilluar ndeshje shumë të mira në Kukës, por nëse i analizojmë ndeshjet jemi ndëshkuar nga gabimet tona. Pra nesër (sot) duhet të tregohemi të saktë dhe të jemi efikas në zbritjet në sulm. Në këtë mënyrë do të kthehemi me pikë. Mungesa e Bakajt, element pozitiv apo negativ për Teutën?

Ai është një lojtar me vlera dhe jo më kot është golashënue­si më i mirë i kampionati­t. Shpresoj që mungesa e tij të jetë në favorin tonë për të arritur objektivin.

Si ka ndikuar barazimi me Partizanin në ekip?

Skuadra ka zhvilluar ndeshje pozitive në katër javët e fundit, jo vetëm kundër Partizanit. Atmosfera është shumë pozitive. Shpresoj të vazhdojmë kështu dhe jemi në rrugën e duhur.

Do të ketë ndryshime në formacion pasi mungon Hakaj, por edhe Mustafov?

Në vend të Hakajt do të luajë Alhasan, por mund të ketë edhe ndonjë ndryshim tjetër në formacion. Gjithsesi ekipi ka bërë mirë këtë javë në stërvitje dhe kam alternativ­a plot. Në fund një pyetje për kundërshta­rin direkt për mbijetesë, ju shqetëson ritmi që ka Vllaznia?

Të them të drejtën, ne jemi fokusuar vetëm te ndeshjet tona. Kur të vijë ndeshja direkte me Vllazninë do të flasim, në këtë moment duhet të mendojmë për Kukësin. Ekipi ka bërë mirë dhe duhet të vazhdojmë kështu. Unë jam optimist dhe ekipi ka dhënë sinjalet e duhura. Drilon Xhepollari

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania