Panorama Sport (Albania)

Shehi: Teqja, pasuesi im në portë

“Selmani në Korçë? Hera e parë që e dëgjoj këtë alternativ­ë, ekipi i ka portierët”

- LLAZI SARO

Skënderbeu është gati për të luajtur ndeshjen e javës së 24-t në shtëpi përballë Lushnjës. Pavarësish­t se luajnë ndaj vendit të fundit, kapiteni i bardhekuqv­e kërkon qetësi dhe përqendrim për të vijuar me rezultatet pozitive. Për Shehin, edhe kjo ndeshje është si gjithë të tjerat dhe vlen tri pikë. Në diferenca të tilla nga kundërshta­ri është e rëndësishm­e që përqendrim­i të jetë maksimal. Për këtë kapiteni kërkon nga ekipi që sot të marrë fitoren e radhës.

Shehi, ndeshja ndaj Lushnjës mund të quhet e thjeshtë për Skënderbeu­n?

Është një ndeshje që përballen dy ekipe në pozita të kundërta në renditje, ne si kryesues dhe Lushnja e vendit të fundit. Sigurisht, ne e nisim këtë takim si pretendent kryesor për të marrë tri pikët, por mbetet një ndeshje që kur e nis në të tilla kushte edhe mund ta pësosh. Pra, një moment mund të prishë gjithçka.

Daja e krahason me atë ndeshje të humbur ndaj Tërbunit para dy sezoneve. Një krahasim i saktë?

Në një ndeshje të tillë, kur nuk je i përqendrua­r 100% edhe mund ta pësosh. Ne e kemi në mendje atë takim, njësoj sikur të ishte dje. Ndoshta, për faktin që e kemi vuajtur vetë kur Daja nuk ka qenë pjesë e klubit. E kemi të qartë, nëse nuk e vlerësojmë sa duhet mund të bëhet e rrezikshme.

Lushnja është një nga ato takime ku rrotacioni është i mundshëm?

Jo, nuk besoj sepse trajneri Daja e ka shprehur edhe herët e tjera se nuk është nga ata që ndryshon shpesh. Gjithmonë ka luajtur me pjesën më të madhe të titullarëv­e edhe në ndeshje të tjera. Ndaj, mendoj se edhe këtë herë do të bëjë të njëjtën gjë, duke hedhur formacioni­n më të mirë të mundshëm. Pavarësish­t se kjo mbetet një zgjedhje e tij dhe vetëm ai e di sesi do të vendosë ekipin në fushë.

Ka pasur shumë pak hapësira për futbollist­ët që vijnë nga stoli. Kjo vjen edhe për shkak se Daja ka më shumë besim tek titullarët? Nuk mendoj se nuk ka besim, pasi përderisa ata janë pjesë e ekipit kanë marrë besimin e trajnerit. Në të gjithë botën, rotacioni është me pikatore, pasi fillimisht kërkohet rezultati dhe mbase kjo ka bërë që të luajnë pjesën më të madhe të

ndeshjeve të njëjtët futbollist­ë.

Në fakt, Daja ka treguar se guxon pak për rrotacioni­n?

Nuk besoj. Jam plotësisht i sigurt se Daja ua ka dhënë të gjithëve mundësinë dhe ata që e kanë kapur kanë arritur të bëjnë mirë.

Teqaj në portë kundër Kukësit, çfarë i keni thënë kur e keni parë?

Ndoshta, sponsorizu­esi i parë për Teqjan në portë kam qenë unë. Edhe vjet kam dashur t'i jap disa minuta, por nuk ka qenë mundësia pasi i kemi pasur të gjitha ndeshjet në fije të perit. Kurse këtë vit, duke pasur parasysh distancën me ndjekësit dhe kualitetin që ka Teqja, gjërat janë më ndryshe. Unë shoh kapacitet të madh tek ai dhe e kam thënë shumë herë të tjera se kur të largohet Shehi, Skënderbeu nuk ka nevojë për portier, pasi ka Teqen.

Pra, ju i keni thënë presidenti­t se Skënderbeu s'ka pse kërkon portier tjetër?

Sigurisht, unë flas shpesh me presidenti­n dhe ia kam thënë shumë herë

mendimin tim. Duke u nisur nga cilësitë dhe vlerat që ka, besoj se është i duhuri për portën e Skënderbeu­t.

Është lakuar Selmani, në gjykimin tuaj, a është portieri i duhur për Skënderbeu­n?

Tani po e dëgjoj të lakohet emri i tij si alternativ­ë. Nuk e di dhe nuk dua të flas për të tjerë, pasi Skënderbeu i ka në klub portierët.

A mund të shijojë kampionati me këtë diferencë pikësh?

Gjithmonë kampionati të shijon shumë, por duke pasur këtë diferencë të heq pak emocionet e titullit. Besoj se kjo diferencë në anën tjetër na bën mirë, pasi ne këtë objektiv kishim që në fillim për të dominuar kampionati­n.

Kjo diferencë a vjen edhe si pasojë e gabimeve të shumta të rivalëve?

Unë do të thosha se kjo diferencë është fryt i punës së jashtëzako­nshme që kemi bërë. Duke filluar nga Europa e deri në këtë javë të kampionati­t. Janë të pakta ato ekipe që dinë të bëjnë një rrugëtim të tillë.

 ??  ?? Shehi, Bozhiqi dhe Teqja
Shehi, Bozhiqi dhe Teqja

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania