Panorama Sport (Albania)

Mici nuk ia del, Lushnja me 6 mungesa

-

Skënderbeu zbret sot në fushë ndaj Lushnjës dhe trajneri Daja e ka përzgjedhu­r 11-shin fillestar për këtë takim. Ashtu si edhe ka premtuar trajneri, nuk pritet rotacion ndaj Lushnjës, duke ruajtur të njëjtin grup lojtarësh që janë aktivizuar si titullarë në pjesën më të madhe të kampionati­t. Mungesë e rëndësishm­e do të jetë Gledi Mici, pasi mbrojtësi i krahut të majtë nuk ia ka dalë për shkak dëmtimi dhe do të qëndrojë pushim. Gjithsesi, skema e lojës nuk do të ndryshojë dhe ato që mund të themi se janë të veçanta në këtë ndeshje është fakti se Aliti do të lërë tashmë qendrën e mbrojtjes dhe do të zhvendoset në të majtë në vendin e Micit, ndërkohë që Osmani pas shumë kohësh rikthehet në qendër të mbrojtjes, duke zënë vendin e Jashanicës që mungon prej kohësh. Me këto ndryshime në prapavijë, Bruno Dita rikthehet si titullar përpara mbrojtjes dhe pas tre javësh mungese në formacion rikthehet Sabjen Lilaj, që tashmë ka kapur 100% të formës së tij më të mirë. Skënderbeu pritet të luajë me këtë formacion: Shehi në portë; në mbrojtje, Vangjeli në të djathtë dhe Aliti majtas, teksa Radas dhe Osmani në qendër; në mesin e fushës Bruno Dita ka fituar balotazhin me Bakari Nimagën. Ndërkohë, Lilaj rikthehet titullar dhe do të organizojë lojën së bashku me Muzakën; në sulm, Gavazaj djathtas, Xhejms majtas dhe Ali Soue në majë të sulmit. Lushnja - Skuadra lushnjare në asnjë ndeshje nuk ka qenë e plotë, gjë e cila do të ndodhë edhe sot ndaj Skënderbeu­t. Përveç Xhafës, Markut dhe Korreshit, që vijojnë prej një kohe të gjatë të dëmtuar, trajneri Çuka ka edhe tre mungesa të tjera, Maganin, Papën dhe Çelën të skualifiku­ar. Rikthehet Branica, ndërsa për Monen do të vendoset para ndeshjes.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania