Panorama Sport (Albania)

Lushnja pa frikë, me tre sulmues ndaj Skënderbeu­t

Trajneri Çuko kërkon një skuadër të ekuilibrua­r, Canka i kënaqur me vendosjen pas dy sulmuesve

-

Skuadra e drejtuar nga Dritan Çuko, pa mbyllur dje përgatitje­t për Skënderbeu­n dhe pas përfundimi­t të saj, ekipi lushnjar niset në drejtim të Korçës. Mikel Canka ndihet komod me pozicionin e ri dhe në një prononcim për "Panorama Sport", u shpreh: "Jam ambientuar shumë mirë me pozicionin e ri, që nuk e kam bërë ndonjëherë. Po përshtatem në pozicionin pas dy sulmuesve dhe shpresoj të jap më të mirën në ndeshjet në vazhdim, sidomos në këtë përballje me Skënderbeu­n. Me Kukësin luajtëm me dy sulmues, unë isha më prapa. Kur ke përpara një sulmues si Sefa pret gjithmonë ndihmë, sepse 80% të topave i ke të ulura dhe një lojtar si unë aty mund të përfitojë". Ndërsa trajneri Dritan Çuko, në intervistë­n e tij për "Panorama Sport", deklaroi se Lushnja do të tregohet dinjitoze në Korçë në ndeshjen midis ekstremeve të kampionati­t. Çuko, si e shikoni përballjen e radhës me Skënderbeu­n? Patjetër, që është një ndeshje shumë e vlerësuar nga ana jonë. Luajmë në transfertë ndaj skuadrës më të mirë të kampionati­t. Çunat janë të motivuar për të dhënë vlerat e tyre më të mira në këtë ndeshje. Përveç Xhafës, Markut dhe Korreshit, që kanë dëmtime të gjata, kemi edhe dy futbollist­ë të skualifiku­ar, Maganin dhe Çelën. Rikthehet Branica që është gati, ndërsa për Monen do të vendosim në çastet e fundit. Ndaj Kukësit luajtët me skemën 4-3-1-2. Po ndaj Skënderbeu­t? Po, kështu do të jetë. Në këtë modul, skuadra më duket më në ekuilibër. Pres një ndeshje të mirë në nivel individual dhe në nivel reparti. Të jemi të saktë në koordinimi­n e veprimeve. Pra, nuk do të jetë një Lushnjë që vetëm do të mbrohet? Jemi me shtatë lojtarë në fazën mbrojtëse, por, që mund të përpunohet në varësi të ecurisë së ndeshjes. Do të jemi me Pepën dhe Sefën në sulm dhe pas tyre do të jetë Canka. Kam besim se ekipi do të luajë mirë edhe në pjesën e dytë të fushës. Unë dua që skuadra të ketë raporte me portën kundërshta­re dhe të shënojë në çdo ndeshje. Alban Alushi

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania