Panorama Sport (Albania)

Kamza e karikuar, Frashëri merr “krahun”: I thyejmë shkodranët

Njeriu asist i ekipit të Ndreut beson se ekipi do rikthehet te fitorja

-

Kamza vjen pas dy humbjeve radhazi në kampionat dhe nëse nuk do që të komprometo­jë pozitat në klasifikim, atëherë duhet të fitojë sot kundër Vllaznisë. Të ndërgjegjs­hëm se i pret një takim shumë delikat, të besuarit e Ramadan Ndreut kanë besim absolut se do ta kalojnë pengesën shkodrane. Njeriu asist i Kamzës, Erlis Frashëri, një nga më të mirët e ekipit këtë sezon, në një bisedë për "Panorama Sport" analizon situatën në skuadër, si dhe flet për ndeshjen e sotme. Sipas tij, Kamza i ka të gjitha mundësitë për të arritur një fitore, e cila do ta qetësonte në vazhdimësi­në e kampionati­t që po bëhet shumë i fortë. SITUATA - "Vijmë pas dy ndeshjesh jo të mira. Fillimisht u mposhtëm në shtëpi nga Teuta ku mendoj se bëmë një paraqitje të dobët, edhe pse arbitri ndikoi jo pak në rezultat me vendimet e tij. Ndërsa humbjen në Gjirokastë­r dua ta cilësoj më

shumë si një aksident. Deri në momentin e pësimit të golit, mendoj se ishim të vendosur shumë mirë në fushë dhe meritonim një pikë me lojën që bëmë. Luftëtari ka lojtarë cilësorë, por e pësuam golin në një mënyrë që askujt nuk ia priste mendja. Në futboll ndodh gjithçka, pasi

portieri ynë, Gjonikaj, ishte më i mirë në fushë deri pa pësuar golin", deklaroi fillimisht Frashëri, i cili luan si mbrojtës i krahut të djathtë te Kamza. NDESHJA - "Ndaj Vllaznisë është mundësia më e mirë për të treguar se ndodhemi në këto pozita me plot meritë. Sigurisht, çdo skuadër ka momentet e mira dhe negative gjatë një sezoni, por unë mendoj jemi shfaqur kompaktë në shumicën e ndeshjeve. Vllaznia ka një ekip të mirë, por nuk na tremb aspak. Edhe ne kemi shumë lojtarë që bëjnë diferencën, kështu që thjesht këtë herë duhet të jemi më të përqendrua­r në fushë dhe të mos u lëmë asnjë shans shkodranëv­e. Presioni? Jo, nuk bëhet fjalë të ndihemi nën presion. Drejtuesit na kanë mbështetur fuqimisht dhe do të mundohemi t'ua shpërblejm­ë deri në fund. Kampionati po bëhet shumë i vështirë", përfundoi korçari. A. Dushku

 ??  ?? Frashëri dhe Lelis gjatë ndeshjes në Gjirokastë­r
Frashëri dhe Lelis gjatë ndeshjes në Gjirokastë­r
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania