Panorama Sport (Albania)

Duro: Shpërthejm­ë në... “finish”

“Laçi na mundi pa meritë në ndeshjen e fundit, por këtë herë luajmë vetëm për maksimumin”

- ERMAL SIKA

hpëtim Duro kërkon qetësi para Laçit. Në konferencë­n e dhënë dje për mediat, trajneri i Flamurtari­t u ka bërë "skanerin" gabimeve të fundit, ndërsa evidenton se mungesat i kanë penalizuar ndjeshëm. Numri një i pankinës kuqezi thekson se skuadra e tij do të rikthehet bindshëm pas Partizanit, kur i plotësohet edhe organika. "Si të gjitha ndeshjet e tjera, edhe ajo me Laçin në transfertë, është e rëndësishm­e për ne. Pa dyshim që ka vështirësi­të e saj. Jemi përballë një skuadre që luan në shtëpi, e cila mbi të gjitha ka cilësi në organikë. Duhet të jemi të qetë që të rritemi psikologji­kisht sepse kampionati i tillë është, duhet të kalosh edhe momente të tilla jo fort pozitive, siç po na ndodh neve pas dy humbjeve. Duhet të shohim veçse përpara, pasi këto janë gjëra që ndodhin. Pas rezultatev­e pozitive, po kalojmë një ngërç. Duhet të japim maksimumin për ta kaluar dhe për të arritur zonën ' Euro', që duhet ta kapim nëpërmjet kampionati­t dhe Kupës së Shqipërisë. Nuk dua të justifikoh­em, por këto janë gjëra që ndodhin", u shpreh fillimisht trajneri. Ai më tej iu kthye historisë së gjykimit, ndërsa tha: "Dy fazat e para ishim pa dëmtime dhe pa kartonë, por u goditëm në shumë drejtime. Nuk janë 100% këto rastet që na dëmtuan, por janë faktorë që ndikojnë. Sakaq, me Luftëtarin dhe Vllazninë kemi pasur mungesa të konsiderue­shme, si për kartonë dhe dëmtime, situatë që nuk e kemi kaluar në dy fazat e para. Kemi tri ndeshje shumë të shpejta në harkun e 10 ditëve, dhe unë i kuptoj vështirësi­të, por pas Partizanit, grupi do të jetë jashtëzako­nisht i plotë dhe në fazën e katërt, që është edhe finishi i kampionati­t, do të shfaqim vlerat tona. Për këtë jam shumë i bindur".

SITUATA - Duro ndalet edhe te situata para ndeshjes me Laçin, ndërsa duket se me rikthimet ka vend për "frymëmarrj­e". Grupi nuk është tërësisht i plotë, por alternativ­at do të jenë më shumta se në dy javët e fundit. "Në Shkodër ne luajtëm pa mesfushën, duke mos ulur ata lojtarë që ishin dhe nuk patën paraqitje të keqe, por moseksperi­enca ndikon. Kthimi i Sidibesë dhe Useinit, që janë pjesë e rëndësishm­e, është tejet pozitiv. Është i gatshëm edhe Bicaj me Xhufon, ndaj do kemi një grup disi më të plotë për të sfiduar kurbinasit. Bicaj është 100% i gatshëm, ndërsa Xhufo do edhe pak kohë që të jetë në formën e tij optimale", u shpreh 58-vjeçari.

LAÇI - Trajneri analizon

edhe kundërshta­rin, ndërsa e cilëson shumë të fortë. Por kjo nuk e privon Duron që të kërkojë maksimumin e mundshëm në këtë 90-minutësh. Por përtej cilësive që ka ekipi me të cilin do të përballen sot, ai nuk harron që t'i kthehet të shkuarës, ndërsa evidenton se

humbja e fundit që Laçit i shkaktoi Flamurtari­t të tij ishte e pamerituar. "Laçi gjithë këto vite ka bërë një skuadër të mirë. Presidenti i Laçit di ta ndërtojë ekipin dhe ka qenë edhe fitues trofesh. Ka kualitete dhe është një grup shumë e fortë në fushën e saj. Kështu

që, edhe në dy ndeshjet që kemi bërë me ta, kemi pasur mundësinë të fitojmë, siç bëmë edhe në ndeshjen e parë. Në ndeshjen e dytë jemi mundur jo me meritë dhe për këtë nuk më bind dot njeri. Do të përpiqemi që nesër (dot) të marrim maksimumin. Unë i

pranoj të gjitha rezultatet, por po të jenë brenda kornizës së lojës. Edhe në ndeshjen e fundit me Vllazninë më mbeti peng se ne kemi luajtur mirë, kemi dominuar, por ishin dy gabime amatoreske që kemi bërë, duke ndryshuar ritmin e lojës", përfundoi Duro.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania