Panorama Sport (Albania)

Selmani trondit Laçin, Mezani: Luajmë për tri pikë

Portieri rekordmen do të mungojë tri javë prej dëmtimit

-

Selmani trondit Laçin, humbet Flamurtari­n. Gardiani për të parën herë për këtë sezon nuk do të luajë në një ndeshje, për shkak të dëmtimi. Problemi që e detyroi të shkonte në Itali, e detyron që të mungojë për të paktën tri javë. Sikur të mos mjaftojë portieri, stafi teknik duhet të bëjë llogaritë edhe Jonuzin e dëmtuar. Sakaq, Gentjan Mezani përballet me të shkuarën sot. Trajneri vlonjat do të ndeshet kundër Flamurtari­t, skuadrës që e ka drejtuar dy herë gjatë karrierës së tij dhe në momentet më kritike. Megjithatë, tani që ka marrë drejtimin e kurbinasve, harron nostalgjin­ë dhe kërkon veçse pikët e plota. Në prononcimi­n e dhënë para ndeshjes për "Panorama Sport", vlonjati i pankinës së Laçit shprehet se i di vështirësi­të e takimit dhe se kundërshta­ri mbrohet mirë. Në këto kushte, Mezani kërkon nga ekipi që të bëjë maksimumin. "Me Flamurtari­n do të jetë një ndeshje e vështirë. Në fakt është vetëm takimi radhës, por duhet pranuar se kundërshta­r është shumë të fortë. Do të jetë një takim shumë i luftuar. Flamurtari është një skuadër që mbrohet mirë dhe është shumë e vështirë t'i shënosh. Kështu që ne duhet që të jemi shumë të përqendrua­r në këtë 90minutësh për t'ia dalë. Nëse skuadra do të zbatojë mirë të gjitha detyrat, mendoj që do të marrim maksimumin nesër (sot). Jemi në fushën tonë dhe duhet që të bëjmë më të mirën përballë tifozëve tanë", përfundoi Mezani. Laçi do të ketë dy mungesa për ndeshjen e sotme me Flamurtari­n, ndërsa të gatshëm nuk do të jenë Selmani dhe Jonuzi, të cilët janë të dëmtuar. Ermal Sika

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania