Panorama Sport (Albania)

Llogaritë e Besëlidhje­s, sot luan shansin e fundit

Trajneri Lani: Na favorizon kalendari, s'jemi nën presion

- PRENG GJIKOLA

ë premten pasdite, Besëlidhja u dha fund përgatitje­ve për sfidën ndaj Kastriotit që do të luhet sot në orën 14:00 në stadiumin e Lezhës. Java e 19-të shënon edhe startin e fazës së tretë të kampionati­t. Si zakonisht, në ditën e fundit stërvitore Besëlidhja iu nënshtrua një stërvitjej­e të lehtë, ku u përqendrua kryesisht në përgatitje teknikotak­tike dhe gjuajtje në portë. Sfida ndaj Kastriotit është një ndeshje deçizive për të dyja skuadrat, pasi një fitore e Besëlidhje­s rihap kampionati­n duke e ngushtuar diferencën në 7 pikë. Kjo mund të jetë ndoshta edhe mundësia e fundit e lezhjanëve për të shpresuar sadopak se mund të kapin vendin e parë.

TRAJNERI - Tekniku Gledis Lani është i qartë në pretendime, ndaj do të luftojë fort për të marrë një fitore ndaj krutanëve, pasi ende nuk ka hequr dorë nga ëndrra e Superiores. Këtë e shprehu gjatë një prononcimi për "Panorama Sport". "Besëlidhja është një skuadër, që ndonëse ka një dekadë që luan në Kategorinë e Parë, pjesën dërrmuese të kohës ka qenë kërcënimi kryesor për skuadrat pretendent­e. Mbyllja e fazës së dytë në 5shen e parë dhe trendi pozitiv i skuadrës në ndeshjet e fundit, tregon qartë se ne do të mbetemi përsëri kërcënimi kryesor për kreun, ndaj lufta jonë gjatë kësaj faze do të jetë edhe më e fortë, pasi nuk do të heqim dorë nga pretendimi për ngjitje. Pozitive për ne është fakti se kalendari na favorizoi që ta nisim fazën, duke u ndeshur me skuadrën e kreut, ku në fund të takimit do të përcaktohe­n qartë objektivat

tona. Tjetër armë favorizues­e për ne është se ekipi tashmë është çliruar nga presioni i rënies, çka e bën edhe më të qartë në veprimet e saja në fushën e lojës. Duke ditur se Kastrioti deri këtu ka ardhur me këmbët e veta dhe me një bilanc tepër pozitiv, ne

e kemi vlerësuar maksimalis­ht, ndaj kam kërkuar dhe do të kërkoj nga futbollist­ët që të minimizojn­ë sa më shumë gabimet, pasi në sfida të tilla ato ndikojnë mjaftueshë­m në rezultat", përfundoi prononcimi­n e tij, trajneri i Besëlidhje­s, Gledis Lani.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania